E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon mbrojtja, dështon gjyqi për trafikun ndërkombëtar të drogës

Tiranë- Mungesa e mbrojtjes është bërë shkak sot për dështimin e një tjetre seance gjyqësore. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk është zhvilluar seanca e radhës për të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge, Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati.

Në këtë seancëishte parashikuar që pala mbrojtëse të shprehte qëndrimin e saj lidhur me akuzate ngriturandaj Shullazit dhe Ferhatit, të cilët dyshohen si anëtarë tënjë rrjeti të trafikuttë narkotikëve, që ka vepruar vite më parë në Shqipëri dhe Itali.

Në kushtet e mungesës së avokatit, gjykata caktoi të hënën e ardhshme për të zhvilluar seancën e radhës, për të vijuar më pas me shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Gjykatës shpalljen fjator dhe dënimin me 18 vjet burg secili për të pandehurit Shullazi dhe Ferhati, të cilët po procedohen nën masën e sigurisë së "arrestit me burg". Këta persona ndodhen prej muajsh të izoluar në dhomat e paraburgimit të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›