E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktoria, mbi 1000 euro në orë për tu mësuar fëmijëve patinazh

LOS ANGELES- Pas lajmit zyrtar të mbërritjes në Itali të David Bekam, Viktoria nuk i ka rezistuar tundimit; ka vendosur të lërë Amerikën dhe të ndjekë bashkëshortin në Milano.

Ajo kishte si qëllim të rrinte në Los Angeles për të vazhduar karrierën e saj si stiliste për linjën DVB. Por sipas të dhënave të fundit ish “Spice Girl” nuk ka dashur ta lërë të vetëm burrin në Itali, e shqetësuar nga jeta intensive dhe mondane e futbollistëve.

Në kushte të tilla, ajo ka nisur të stilojë një “Spice List”, për vetën dhe familjen e saj.

Në listë është edhe pronotimi i një helikopteri privat, ne dispozicion 24 orë në 24, për të ndjekur së bashkë me fëmijët stërvitjet e të shoqit dhe më pas për të shkuar sërish në butikët e Milanos dhe të Romës, pa qenë e nevojshme të vrapojë në fluturimet “popullore”.

Luksit nuk mund t’i mungonte një pishinë me hidromasazh dhe zona termale, një fitnes, qendër bukurie dhe sallon realizuar posaçërisht për të, me gjithë stafin e përkushtuar dhe një stilist ekskluziv i gatshëm për të në 7 ditët e javës.

Por Viktoria, nuk e lë me kaq. Sipas zërave të miqve të saj më të ngushtë, ajo ka kërkuar t’i projektojnë një pistë patinazhi me akull për fëmijët. Duket në fakt, që pasioni për patinazhin është bërë ngjitës për gjithë familjes.

Çifti është fotografuar shpesh në “Culver City Ice Skating Arena di Los Angeles” ose në Winter Wonderland në Hyde Park di Londra.

Duket se fëmijët janë fanë të një loje të njohur “Stelle sul ghiaccio”, e vetmja voedo lojë dedikuar patinazhit dhe që ajo për t’i dhënë udhë këtij pasioni ka vendosur të vërë në zbatim planin e saj. Do të marrë një instruktor posacërisht për të mësuar fëmijët të patinojnë mbi akull.

Sipas revistës ‘Star Magazine”, Viktoria është e gatshme të paguajë më shumë se 1000 euro në orë për të marrë leksione nga një kampion botëror. Dhe për këtë ka qarkulluar fjala në gjithë kampionët ndërkombëtarë; kampioni aktual Jeffrey Buttle, Evgeni Plushenko, atletja amerikane Sasha Cohen dhe e mrekullueshmja Carolina Kostner.

Surprizat nuk mbarojnë këtu. Për të evituar ndonjë të skenë të pakëndshme gjatë javës milaneze, Vitkoria ka kërkuar për vete dhe bashkëshortin e saj, një trupë prej 20 badigardësh, në dispozicionin e tyre të plotë. Si të mos mjaftonte kjo, Posh që është mësuar me peshk e perime, ka porositur për party-të e ardhshme në shtëpinë Bekam një shef ekspert të kuzhinës makrobiotike, së bashku me një staf të tërë kuzhinireësh japonezë, nxënës të Jiro Ono, që është shefi më i moshuar në botë dhe së fundi ka marrë 3 yje Michelin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›