Mungon ura, mbyten në lumë nënë e bijë
Kanë dashur t‘i bien shkurt, por nuk kanë mbërritur dot të gjithë në destinacion. Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në rrjedhën e lumit Devoll, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit.
Një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër fëmijë vetëm 3 vjeç ka shpëtuar.
Gjithçka ka ndodhur vetëm sepse për vite me radhë pushteti nuk u përgjigjej kërkesave të fshatarëve për të ndërtuar një urë të vogël dhe ata detyroheshin të kalonin lumin si kafshët e dokumentarëve të "Explorer Channel", me rrezikun e përhershëm për të humbur jetën.
Mbytja
Ora fatale ka shënuar 08:00 e mëngjesit të djeshëm për familjen Çapja nga fshati Shelg i Komunës së Grekanit në rrethin e Elbasanit. Një nënë me dy fëmijët e saj ishte nisur për te prindërit në Sulovën përtej Devollit, por vetëm djalin ka mundur të lërë të gjallë këndej bregut. Nënë e bijë janë mbytur dhe trupi i vajzës, ende nuk është gjetur.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, janë mbytur në lumin Devoll Selime Çapja 45 vjeçe dhe e bija Xhirxhina Çapja, 7 vjeçe. Mësohet se nëna bashkë me dy fëmijët e saj janë nisur rreth orës 7:30 të mëngjesit nga fshati Shelg i Komunës së Grekanit për të shkuar te njerëzit e tyre në fshatin Sulovë.
Për të mos bërë mbi 15 kilometra në këmbë për të kaluar urën mbi përroin e Gostimës, nëna me dy fëmijët e saj, Xhixhinën 7 vjeçe dhe Adrin vetëm 3 vjeç, i kanë rënë rrugës tradicionale për shkurt. Kjo rrugë kalon përmes lumit në një vend të cekët që njihet nga banorët dhe që e shkurton distancën mes dy fshatrave me më shumë se 10 kilometra. Në këtë vend punon një karrocier i cili kundrejt pagesës i kalon njerëzit me karrocën e tij me kalë, nga njëra anë e lumit në tjetrën.
Por kur kanë qenë në mes të lumit, rryma e fortë e ujit ka prishur ekuilibrin e karrocës dhe personat që gjendeshin sipër saj kanë rënë në ujë.
Sipas dëshmitarëve, rryma e ujit ka marrë përpara Xhirxhinën tetë vjeçe në drejtim të së cilës ka vrapuar e ëma për ta shpëtuar. Ndërkohë, edhe djali 3-vjeçar ka bërë luftë me vdekjen, por është shpëtuar nga karrocieri Kalem Mekshi.
Në pak minuta në vendin e ngjarjes janë mbledhur shumë banorë të zonës, të cilët më kot janë përpjekur të ndihmojnë dy femrat e familjes Çapja. Më vonë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që kanë mundur të gjejnë trupin pa jetë të 41-vjeçares, te vendi i quajtur Grykas, rreth një kilometër larg nga vendi i mbytjes.
Kërkimet për trupin e vajzës së vogël kanë vazhduar pa rezultat deri në mbrëmje vonë, ndërsa policia ka vijuar paralelisht hetimet për ngjarjen dhe ka shoqëruar për sqarime në komisariat karrocierin Kalemi. Ky i fundit tha dje se për shkak të mungesës së urës, çdo vit ka raste kur banorët e zonës rrezikojnë jetën për të kaluar lumin. "Më ka ndodhur me qindra herë të hidhem në ujë e të shpëtoj njerëz nga mbytja", tha karrocieri.
Ura
Fshatarët e Shelgut kishin vite që kërkonin një urë për të kaluar në Sulovë, fshat me të cilin kanë shumë lidhje. Kërkonin vetëm një urë të tipit pasarelë, të vogël e me pak shpenzime, por përveç premtimeve në çdo fushatë elektorale, nuk kishin marrë asnjë përgjigje tjetër. Kështu u mbeteshin vetëm dy rrugë për të shkuar në fshatin përtej lumit: të bënin më shumë se 15 kilometra rrugë në këmbë për të kaluar mbi një urë që ndodhet mbi përroin e Gostimës, ose të kalonin lumin në këmbë në vende të cekëta. Prej shekujsh e kishin gjetur një va, që nuk ishte shumë i cekët, por që përdorej të paktën gjatë muajve të nxehtë të verës, kur lumi nuk kishte shumë ujë. Kryetari i Komunës Grekan,
Qemal Rama, u mundua të justifikohej dje për mungesën e urës. "Komuniteti i këtij fshati ka kohë që kërkon një urë të tipit pasarelë, por financat e komunës nuk kanë qenë të mjaftueshme për të realizuar këtë kërkesë", tha ai. Financat e komunës nuk ka gjasa të rriten shpejt dhe fshatarët e Shelgut dhe ata të Sulovës do të duhet ta kalojnë lumin si kafshët e egra, me rrezikun permanent për të mos e arritur gjallë bregun tjetër.