E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Municionet do t‘i shisnim në Gërdec"

Katër ushtarakët që po gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, nën akuzat e "Trafikimit të armëve dhe municioneve", "Shpërdorimit, shkatërrimit ose dëmtimit të pasurisë ushtarake", "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" etj., janë mbrojtur dje pas hijes së Gërdecit. Medi Hasani, Gramoz Bendo, Arif Mata, Pajtim Lamaj dhe Nasi Strori kanë kërkuar nga trupi gjykues gjykimin e shkurtuar, ndërsa janë shprehur edhe lidhur me akuzat e bëra. Të pandehurit kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë qëllim që t‘i trafikonin jashtë kufijve fishekët që kishin siguruar. Ata thanë se destinacioni i 51 mijë fishekëve nuk ka qenë Kosova, po shitja në fabrikat e demontimit të municioneve ku do të ktheheshin në skrap. Në këtë mënyrë, sipas tyre një nga destinacionet e mundshme ishte edhe fabrika e Gërdecit. Por ata pretenduan se nuk arritën t‘i dërgonin municionet aty, pasi u kapën nga policia. Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe i ka lënë radhën prokurorit të paraqesë konkluzionet përfundimtare në seancën e ardhshme. Katër ushtarakët u arrestuan në mars të vitit të kaluar me një kamion me targa "U1166", teksa po transportonin 51 mijë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›