“Murebest”: Transparenca jonë për mobilimin e vilave qeveritare në Dajt dhe Pogradec
Firma “Murebest” reagon ndaj Projektraportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë projektraport, të zbardhur një javë më parë nga gazeta “Albania” konstatoheshin shkeljet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për mobilimin e vilave qeveritare në Dajt, por gjithashtu përgojohej edhe emri i firmës Murebest.
Firma “Murebest sh.p.k” deklaron se kontrolli i i KLSH-së në vilën e Dajtit është i pavlefshëm, sepse është bërë jashtë afateve ligjore, pasi kontrata e Murebest-it me DSHQ-në ende nuk kishte përfunduar. Konkretisht ju sqarojmë se me DSHQ-në është lidhur kontrata për mobilimin e vilave Dajt dhe Pogradec më datën 27 nëntor 2007 për moblim-vendosje (montim) të moblijeve në këto vila. Afati kohor për përfundimin e punimeve ishte 26 maj i vitit 2008. Malli ka ardhur në dhjetor të vitit 2007, është magazinuar i paketuar në Magazinat e DSHQ-së, sepse vila në Dajt ishte ende në rikonstruksion. Për këtë shkak jemi detyruar ta fillojmë mobilimin në mes të muajit Prill dhe ndërkohë më 25 Prill, ndërsa punëtorët e firmës tonë vazhdonin montimin, KLSH duke shkelur ligjin, sepse kontrata nuk kishte përfunduar ende, shkon dhe bën kontrollin në vilën qeveritare në Dajt. Kjo ka ndodhur pikërisht 31 ditë përpara se të përfundonte kontrata jonë me DSHQ-në për afatin e montimit të mobiljeve. Kjo është një gafë e rëndë e personave që zhvilluan kontrollin dhe hartuan projektraportin e KLSH-së, gafë e bërë qëllimisht. U pretendua në raport se në vilën e Dajtit u gjendën perde dhe tavolina mangut, por ky pretendim është i pavlefshëm, sepse punimet ende nuk kishin përfunduar dhe kontrolli u krye 31 ditë përpara afatit ligjor të kontratës. Përsa i përket pretendimeve të KLSH-së në këtë projektraport për “mallra të shtrenjtë” dhe “cilësi të dobët” sqarojmë se Murebest është lider në treg për mallra me cilësie të lartë. Këtë gjë mund ta thojë dhe vërtetojë e gjithë klientela jonë, jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë etj, që na njeh prej 14 vjetësh. Përsa i përket pretendimit për cilësinë, ne kemi dokumenatacionin e plotë, që përmban certifikatat e origjinës së mallit dhe certifikatat e cilësisë të cilat vërtetojnë se malli që kemi sjellë për mobilimin e vilës qeveritare në Dajt, është më i mirë nga ai që kërkohej në tender. Përsa i përket pretendimit për çmimin e shtrenjtë gjithashtu disponojmë dokumentacionin e plotë që përmban faturën e blerjes nga fabrika prodhuese, dokumentat e zhdoganizimit, të transportit dhe TVSH-së, të cilat po të ishin llogaritur më mirë nga punonjësit e KLSH-së do të kuptonin se vlera dhe çmimi i mallrave të sjellë prej nesh, e justifikon çmimin që është ofruar në tender. Megjithatë për pretendimin për tavolinën e shtrenjtë, për 20 vende, për darka dhe dreka ceremoniale, me përmasa 520 me 120, nga ana e KLSH-së theksojmë se “Murebest” tregëton mallra me cilësi të lartë, dhe të veçantë. Malli luks ka vlerën e vetë. Murebest tregëton vetëm mall italian, dhe KLSH të mos habitet fare për vlerën prej 1.3 milion lekësh, rreth (10 mijë euro) të një tavoline, kur në katalogjet e “Murebest” ka tavolina që kushtojnë edhe 60 mijë euro. Një tjetër pretendim i punonjësve që hartuan projektraportin e KLSH ishte mungesa e perdeve në vilën qeveritare të Dajtit. Por edhe ky ka qenë një pretendim i pabazë, pasi ditën e inspektimit, siç e theksuam punonjësit tanë kanë qenë në process montimi. Për çdo pretendim të KLSH-së, “MUREBEST” disponon dokumentacionin e saktë dhe të rregullt. Ngelemi të hapur dhe transparent për sqarime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të firmës “Murebest”.
17 Korrik 2008