Murinjo: Barça? T’i marrim ndeshjet me radhë
Reali gjendet prapa Barcelonës në La Liga dhe i nevojitet fitorja me çdo kusht kundër ekipit të Pep Guardiolas të shtunën. “Në gjysmëfinale mund të ndodhë gjithçka. Ata janë në pozitë të mirë përsa u përket pezullimeve, ndërsa ne nuk jemi. Por, do të luftojmë”, tha trajneri i Realit, Zhoze Murinjo, për përballjet në Ligën e Kampionëve. “Ne kemi dy ndeshje kundër tyre para gjysmëfinaleve, andaj duhet të shikojmë së pari këto takime. Duhet t’i qasemi secilës ndeshje në mënyrë të ndryshme. Nuk jam i mendimit se çka ndodh në ndeshjen e parë mund të ndikojë në të dytën, të tretën ose të katërtën”, u shpreh ai. Të udhëheqë ekipin e tij drejt trofeut të dhjetë në Ligën e Kampionëve sigurisht se do të mjaftojë për të kënaqur punëdhënësin e tij. “E di se vlerësoheni nga rezultatet. Nëse nuk ju pëlqen të fitoni tituj, është lehtë të harroni të gjithë punën e mirë që është bërë më parë, por nuk mendoj se do të konsiderohej sezon i mirë nëse arrini në finale të Kupës së Spanjës ose në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, përfundoi Murinjo.