R. Karlos: Ronaldo më i rëndësishëm se Mesi
Ish-lojtari i Real Madridit, Roberto Karlos, ka nënvizuar rolin e Kristiano Ronaldos për Real Madridin, duke thënë se ylli portugez është më i rëndësishëm për ekipin, ndryshe sa është Lionel Mesi për Barcelonën. “Vërtet më pëlqen stili i lojës i Mesit. Megjithatë, Ronaldo mund të bëjë më shumë për Realin se sa Mesi për Barcelonën. Madridi vërtet varet nga loja e mirë e Ronaldos, ndërsa Barcelona është më shumë se sa Mesi. Kjo është sepse Ronaldo është më vendimtar”, ka thënë Karlos për “Sport”.