Shkumbini i bën gjëmën Flamurtarit
Nuk e kishin çuar zërin kot drejtuesit e Flamurtarit një ditë më parë, pasi e dinin fare mirë se Daniel Xhafaj është më shumë sesa një lojtar për skemat e Maganit dhe forcën sulmuese të ekipit. Dhe kjo u pa fare qartë në Peqin, ku vlonjatët nuk arrinin dot të mbanin para skuadrën në lojë dhe lëshuan, ku Shkumbini, falë dy golave të realizuar nga Erjon Mustafaj, regjistroi një fitore të madhe 2-1 me Flamurtarin, në një ndeshje shumë të luftuar në Peqin.
Situata ka qenë e tensionuar në Peqin dhe u shfaq qysh në minutat e para, kur në minutën e 10-të anësori Emiljano Biçaku është goditur me një shishe ujë, ndërkohë që loja u ndërpre për tri minuta. Ishte deputeti i Peqinit, Dash Sula, ai që bëri përpjekje për të qetësuar situatën. Shkumbini shënoi golin e avantazhit në minutën e 58-të me anë të Erion Mustafaj, pas një bashkepunimi midis Bekim Kulit dhe Roland Dervishit. Mustafaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë pas heqjes së bluzës. Në minutën e 62-të, Roland Dervishi i pati të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë. Disa minuta më pas, Flamurtari pati një rast të mirë me anë të Plakut, por pa mundur dot ta çojë topin në rrjetën e Bejtjes së Shkumbinit, edhe pse ishte vetëm përballë tij. Erjon Mustafaj shënoi golin e dytë për Shkumbinin, duke tronditur fort Flamurtarin. Kuli dha një top për Mustafaj dhe Shkumbini shënoi në minutën e 71-të golin e 2-0. Flamurtari shënoi një gol spektakolar në minutën e 91-të me anë të Franc Veliut duke ngushtuar diferencën, por pa mundur të barazojë rezultatin e ndeshjes. Me këtë humbje, e 7-ta sezonale dhe të gjitha në transfertë, Flamurtari tani ndodhet në vendin e dytë, me 59 pikë, por me dy pikë më pak se Skënderbeu, i vendit të parë. Kampionati futet në një tjetër rrjedhë dramatike, teksa ndeshja e radhës për Flamurtarin është ajo kundër Dinamos në Vlorë.
Superliga – Java e 28-të
Dje
Shkumbini – Flamurtari 2-1
Dinamo – Skënderbeu 2-3
Tirana – Elbasani 6-1
Sot
Laçi – Vllaznia 16:30
Kastrioti – Bylis 16:30
Teuta – Besa 16:30
Renditja
Skuadra N F B H Gol P
1) Skënderbeu 28 19 4 5 45-22 61
2) Flamurtari 28 19 2 7 52-20 59
3) Vllaznia 27 13 8 6 30-20 47
4) Tirana 28 11 11 6 39-22 44
5) Laçi 27 13 4 10 37-32 43
6) Dinamo 28 10 7 11 40-38 37
7) Shkumbini 28 10 5 13 36-45 35
8) Bylis 27 9 3 15 35-45 30
9) Kastrioti 27 7 9 11 26-36 30
10) Teuta 27 7 8 12 23-30 29
11) Besa 27 7 8 12 22-34 29
12) Elbasani 28 4 3 21 25-67 12