Murinjo: Vetëm titulli kampion
26/12/2004
Shpallja kampion në Premier Ligë do të thoshte më shumë se asgjë tjetër për trajnerin e Çelsit, Hoze Murinjo. Portugezi ka lënë mënjanë edhe trofeun prestigjoz të Ligës së Kampioneve në krahasim me suksesin në Angli. Duket se Murinjo është duke udhëhequr blutë e Londrës drejt një triumfi të mundshëm në kampionat gjë e cila i mungon këtij klubi qysh prej vitit 1955. Ky mbi të gjitha është edhe sezoni debutues për Murinjon, kështu që ai do të preferonte më shumë ringjalljen e lavdisë së Çelsit në Premier Ligë se sa në Ligën e Kampioneve. Tashmë Çelsi vazhdon të ruaj akoma diferencën e pesë pikëve në krahasim me ndjekësin më të afërt që mbetet Arsenali. Murinjos në përgjithësi i kanë pëlqyer sfidat e reja në krahasim me përsëritjen e fitores së trofenjve të vjetër. “Mua më pëlqen të mendoj se trofeu i radhës është më i rëndësishëm se sa ai i mëparshëmi, ka komentuar Murinjo. Në fakt Liga e Kampioneve ishte me të vërtetë fantastike dhe unë e di mirë se çfarë pune kam bërë për të arritur deri këtu. Mund ta kuptoj edhe surprizën e madhe që kemi krijuar në Evropë, por ne arritëm ta bënim për vete këtë trofe të rëndësishëm. Tashmë ndodhem në Angli te një skuadër, e cila ka shumë etje për të fituar, por drejtuestit e klubit nuk më kanë vënë nën presion për trofenj të rëndësishëm qysh në sezonin tim të parë. Askush nuk më ka vënë armën te koka për të fituar me çdo kusht kampionatin, po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me lojtarët e mi. Ne thjesht e ndjejmë atë çfarë duam të bëjmë. Kushtet e punës sonë janë fantastike dhe deri tani gjendja e lojtarëve tanë është për t’u admiruar. Drejtuesit e klubit më kanë dhënë mundësinë për të patur në skuadër disa nga lojtarët e kërkuar prej meje qysh në fillimin e sezonit. Në këtë mënyrë puna ime ka qenë edhe më e thjeshtë. Unë e njoh fare mirë nivelin e lojtarëve të mi dhe kështu jam përpjekur që të ndërtoj një skuadër sipas imazhit tim. Mendoj se që të fitosh titullin kampion në Premier Ligë është me të vërtetë e jashtëzakonshme qoftë hera e parë, e pestë apo e dhjetë. Nuk është aspak e lehtë të arrish një objektiv të tillë dhe nëse do t’ia dalim mbanë mendoj se do të ishte fantastike”. Murinjo e ka treguar veten e tij si një moderator në teknikat e tij të drejtimit në futboll sepse arrin të ofroj motivim për lojtarët në taktikat e përdorura në fushën e blertë. “Jam shumë i kënaqur me ardhjen time këtu në Angli dhe mbi të gjitha ndihem një njeri me fat lidhur me ecurinë time si në jetë edhe në punë. Këtu edhe stadiumet të magjepsin. Çdo gjë më ecën vaj, por dua që jo gjithçka të arrihet vetëm me fat sepse unë kam nevojë për më shumë studime në punën time duke mos lënë mënjanë përkushtimin”.