E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet paganizmi në Antigonenë antike



Zyra për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik Antigone (ZAKPAA), në bashkëpunim me komunën Antigone, Agjencinë për Komunikim dhe Integrim dhe Shoqatën Kulturore "Gjirokastra" do të organizojnë ditën e fundit të këtij muaji (31 maj ‘08) takimin e dytë rajonal të lojërave pagane “Antigone 2008”.
Në këtë aktivitet të rri që synon të shndërrohet në traditë për të tërhequr më tepër vëmendjen kundrejt vlerave të lashtësisë dhe qytetit antik të themeluar nga Pirroja i Epirit në shek. III Para Krishtit do të marrin pjesë grupe nga qytetet e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Gjirokastrës, etj. Drejtori i Parkut Arkeologjik të Antigonesë, Engjëll Serjani thotë për gazetën “Albania” se ky aktivitet do të risjellë në Antigone rritet e lashta të inskenuara, veshjet e kostumet popullore, lojërat dhe këngët e vjetra të trashëguara brez pas brezi, pantonimat, vizatimet e krijimet e mirëfillta artistike e artizanale me motive pagane, legjendat e lashta, etj.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›