E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shitje flokë dhe kocka të Hitlerit

 

Kontradiktori David Irving, i cili nëntë vite më parë u akuzua dhe dënua në Austri pasi kishte mohuar Holokaustin, ka krijuar një adresë në internet ku shet objekte naziste. Mes objekteve të shitura në adresën e përkufizuar nga shtypi britanik si “Naz-eBay”, ndodhen edhe një tufë flokë e Hitlerit dhe thuhet se edhe pjesë nga kockat e tij dhe të gruas së tij, Eva Braun, por edhe një shkop që diktatori e mbante për shëtitje. Irving ka mbledhur objekte të ndryshme prej vitesh nga persona privatë, të cilëve ai u ka kërkuar 15 për qind të shumës së shitjes së çdo objekti në ankandin e tij në Web, i cili kompenson edhe analizat për vërtetësinë dhe origjinalitetin e objekteve dhe organizimin e ankandit. Shumë prej objekteve janë të konfirmuara si autentike dhe tashmë vetë ai po punon mbi analizimin e copëzave të kockave të Adolfit. Çmimi i shitjes së tufës së flokëve mund të arrijë deri në 130.000 sterlina. Ndërsa copat e kockave vijnë nga një koleksionist nga Pensilvania, i cili deklaron se i ka marrë nga një i afërm i Hitlerit, i cili nga ana e tij ia kishte marrë një agjenti sekret të KGB-së. Ndërsa flokët e Hitlerit thuhet se janë marrë nga berberi i tij, i cili deklaron se i ka mbledhur ato pasi kishte veshur një palë këpucë me ngjitëse poshtë në mënyrë që të mos vihej re se po i merrte flokët e prera. Adresa e ankandit në web ka hapur polemika të provokuara nga grupet antinaziste. “Sipas drejtorit që qendrës Wiesenthal, Shimon Samuels, adresa në fjalë është shumë e pakëndshme edhe me vetëm mendimin se në të do të gjenden objekte naziste. Por kjo adresë ka synimin të glorifikojë Hitlerin, pasi “ekzistenca e tij është e papranueshme”. Edhe grupet antinaziste britanike protestojnë pasi ndryshe nga ajo që ka ndodhur në Poloni, Gjermani, Austri e Francë, në Mbretërinë e Bashkuar është e ligjshme shitja e objekteve me frymë naziste. Megjithatë Irving është i bindur se ka shumë kërkesa për objekte autentike naziste. “Unë duhet të fitoj për të jetuar”, tha ai për “Daily Telegraph” duke shtuar se kjo është mënyra e përzgjedhur prej tij për ta realizuar këtë gjë. “Ka shumë të pasur, mbi të gjitha në SHBA që unë jam i sigurt se do të jenë të disponueshëm për të paguar shumë për këto objekte”, përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›