E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik me organet e shqiptarëve

 

Pas akuzave se Kosova në bashkëpunim me Shqipërinë kanë trafikuar organet e rreth 300 serbëve, duke i shitur ato deri në Amerikë, kanë lindur akuza të ndërsjella për Serbinë, e cila mund të paditet pasi ka dyshime për ekzistencën e një trafiku të organeve të kosovarëve të rrëmbyer dhe më pas vrarë gjatë luftës. Organet thuhet se janë dërguar deri në Rusi. Lajmi është publikuar nga mediat maqedonase, sipas të cilave ka dyshime mbi ekzistencën e një trafiku të organeve njerëzore nga Kosova në Maqedoni dhe më pas në spitalet ruse. Dyshimet kanë lidhje me disa raste të zhdukje së shqiptarëve të Kosovës, të cilët supozohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë pikërisht për tregtinë e organeve. Gazeta “Lajm” shkruan se, shqiptarët para se të eliminoheshin u merreshin organet dhe më pas kryhej trafiku i tyre përmes Maqedonisë e Bullgarisë duke përfunduar në Rusi.  Në Kosovë ka rreth 2100 raste të shtetasve të zhdukur gjatë luftës, të cilëve nuk u janë gjetur as trupat. Drejtori i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari deklaroi se: “Këto informacione i kemi pasur prej muajsh, por duke qenë se u kërkua që gazetaret të tregonin burimet i publikuam këto ditë. U takon organeve kompetente që të hetojnë”, deklaroi ai duke shtuar se dyshohet që viktimat e vrara nga grupet paraushtarake serbe janë varrosur në varre masive afër Shkupit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›