E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murray në finale

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 12:10

Andy Murray u rikthye nga disavantazhi prej një seti kundër David Ferrer të premten dhe përgatiti finalen e Australian Open kundër Novak Djokoviçit, ku do të synojë të bëhet britaniku i parë, pas 75 viteve, që fiton një Grand Slam titull.

Pas një fillimi të ngadalshëm, Murray fitoi 4-6, 7-6 (7/2), 6-1, 7-6 (7/2) dhe për herë të dytë me radhë kaloi në finale të Australian Open, por tani synon të bëjë një hap më tepër se vitin e kaluar, kur u mposht në tre sete nga Roger Federer.

Përballja e së dielës për titull do të jetë hera e pestë për bartësin e pestë Murray, i cili synon të fitojë titullin e tij të parë Grand Slam në karrierë kundër serbit Djokovic, bartës i tretë.

“Në finalen e parë Grand Slam kundër Federerit (US Open 2008) nuk e dija se çka po ndodhte, gjithçka shkoi shumë shpejt. Ndërsa viti i kaluar ishte më i mirë se ai para tij. Shpresoj se ky do të jetë edhe më i mirë. Novak dhe unë jemi të ngjashëm, ai fitoi këtu tre vite më parë. Jemi shokë të mirë. Ne stërvitemi shpesh së bashku dhe nuk do të ketë fshehtësi rreth lojës sonë, por do të jetë një përballje e fortë”, tha Murray i cili synon të bëhet britaniku i parë që fiton një Grand Slam turne pas Fred Perry më 1936.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›