Vllaznia ankohet për gjykimin
11/04/2005 Në shumë ndeshje në këtë sezon, skuadra e Vllaznisë ka ngritur zërin e saj për padrejtësitë që i janë bërë nga arbitrimet. Kështu ka ndodhur edhe pas barazimit të arritur nga kuqeblutë këtë radhë, ndaj Egnatias. Nga ana e drejtuesve shkodranë është shprehur shqetësimi për gjytarin kryesor të këtij takimi, i cili në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë këtij takimi ka qenë i njëanshëm, në dëm të Vllaznisë. Ka qenë trajneri i shkodranëve, Agim Medja, që e ka ngritur zërin për një çëshjte të tillë. ”Jo për të justifikuar barazimin e marrë nga Vllaznia në këtë takim, por duhet theksuar se arbitrimi në këtë ndeshje ishte shumë larg atij gjykimi që pritet të jetë në ndeshjet e Superligës. Gjatë gjithë kohës, kryesori Velçani, ishte i njëanshëm me vendimet e marra prej tij ,duke dëmtuar vazhdimisht Vllazninë. Sigurisht që kjo ka patur edhe ndikimin e vet negativ te futbollistët, të cilët binin “viktimë” e një arbitrimi të tillë”,- është shprehur Agim Medja, trajneri i Vllaznisë. Në fund Medja shpreson që në takimet e tjera të ketë arbitrime më profesionale dhe korrekte.