E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin dezertimet nga qeveria siriane

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 14:30

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka pësuar dezertimin e parë të profilit të lartë, gjatë pesë muajve protesta.

Avokati i përgjithshëm i qytetit Hama, në një video të postuar në YouTube, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj shtypjes së protestave për demokraci.

Adnan Muhamed al-Bakor po ashtu hodhi poshtë raportet e medieve siriane, që flasin për rrëmbimin e tij.

Bakor tha se ka dhënë dorëheqje, sepse forcat e sigurisë kanë vrarë 72 protestues të burgosur në Hama, para sulmit ushtarak të 1 korrikut.

Ai tha se 420 persona janë vrarë në sulm, ndërsa “shumica e tyre janë futur në varreza masive në parqet publike”. Bakor tha se do të japë detaje të tjera kur të jetë larguar nga Siria.

Në anën tjetër, forcat e sigurisë vazhdojnë të mbeten në qytetin Hama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›