Petraeus kundër shkurtimeve në ushtri
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 15:30
Drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka paralajmëruar kundër sakrifikimit të aftësive ushtarake të Shteteve të Bashkuara, për të lehtësuar problemet e buxhetit të Amerikës.
“Përderisa vendi ynë parashikon vendime të vështira për buxhetin, e di se liderët tanë do të kujtojnë se njerëzit tanë, burrat dhe gratë tona në uniformë, janë ushtria jonë dhe se kujdesi për ta dhe familjet e tyre duhet të jetë objektiv i lartë i yni”, ka thënë Petraeus.
Para se të merrte postin e ri muaj më parë, Petraeus shërbente si komandant më i lartë i SHBA-së në Afganistan.