E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Përulemi para veprës së Rugovës, Pavarësisë

PRISHTINË- "Ne sot e përherë përulemi para veprës historike të Presidentit Ibrahim Rugova, sepse vepra e tij është Kosova e pavarur”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në akademinë e pesëvjetorit të ndarjes nga jeta të ideatorit dhe arkitektit të pavarësisë së shtetit më të ri evropian.
Në akademi, ku morën pjesë edhe përfaqësues institucionalë, politikë, diplomatë e të tjerë, në emër të familjes Rugova, djali i tij, Ukë Rugova, tha se "fryma e bashkimit dhe afrimit të njerëzve ka qenë në shpirtin e Presidentit Rugova", duke bërë thirrje që kjo frymë unifikuese të jetë udhërrëfyes për të ndërtuar institucione shtetërore stabile dhe kredibile të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›