Mustafa i LDK: Në vjeshtë mbahenzgjedhjet e reja
MITROVICE- “Në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe për këtë Lidhja Demokratike e Kosoves duhet të përgatitet”, ka thënë të mërkurën kreu i kesaj partie, Isa Mustafa, gjatë hapjes së fushatës elektorale në Mitrovicë. Mediat kosovare citojnë Mustafën i cili ka cilësuar zgjedhjet e 12 dhjetorit “jo legjitimiteve për institucione afatgjate, pasi ato nuk bazohen në vota të qytetarëve, por në numërim, në manipulime dhe lëshimet e tjera në votime”. Sipas tij “institucionet që dalin do të jenë afatshkurtër, sa për të përgatitur zgjedhjet e reja, pra ligjin e ri zgjedhor, në mënyrë që në vjeshtë të kemi zgjedhje ku kutitë mbushen nga qytetarët e jo nga PDK-ja. “Ata që morën numrat janë humbësit, pasi shumë shpejt do ballafaqohen me dënimin për zgjedhje të reja”, ka thënë më tej lideri i LDK-së. “LDK-ja do të punojë në realizimin e programit të vet, që është autentik dhe vazhdimësi e programit të kohës së drejtimit të LDK-së nga Ibrahim Rugova. LDK-ja ka program të veçantë për Mitrovicën, qytet ky ku deri më tani pothuajse nuk është investuar asgjë”.
(telegrafi/s.g/balkanweb)
(telegrafi/s.g/balkanweb)