Muzika house, erosi i milleniumit te ri
04/12/2004 Muzika House,
shpërthimi fenomenal
Muzika House, historia e rrymës më të dëgjuar për momentin; që prej “lindjes” deri në ditët e sotme kjo rrymë po çmend të rinjtë nëpër disko
Historia e rrymës House është rryma Disko. Si fillim një rrymë e limituar e tërhequr kryesisht nga audienca e zezë, ajo u transformua në një rrymë kryesore shumë të dëgjuar në kulturën amerikane, duke u ndjekur nga filmi "Saturday night fever", më 1977. Meqë disko klubet ekzistuese u mbushën, u vu re një lëvizje për në vende më të mëdha. "Paradise Garage" u hap në Nju Jork në janar të 1978-ës, aty filloi karrierën shumë të suksesshme D.J Larry Levan. Studio 54, një disko klub tjetër në Nju Jork, ishte i tej mbushur çdo natë. Klubet luanin muzikën e prodhuar nga vete dj dhe, pikërisht, për këtë, boom-i i tyre ishte jetëshkurter. Diskot u kthyen në klube të vogla, siç ishte Warehouse në Çikago (1979), i cili ishte një çelës për zhvillimin e rrymës house.
DJ kryesor ishte Frankie Knuckles. Repertori që kishte në dispozicion ky dj ishte shumë i limituar dhe për këtë duhej të krijonte shumë dhe në të njëjtën kohë të ringjallte muzikën e vjetër. Burimi kryesor i këtyre prodhimeve muzikore ishte pikërisht ky dj në bashkëpunim me studion "Imports Etc.". Pikërisht këtu u përdor për herë të parë termi "House", që ishte një shkurtim i Warehouse (meqë në këtë klub luhej kjo lloj muzike). Por në këtë periudhë u përhap dhe rryma Punk, dhe për këtë vetëm në vitin 1984 u krijua kënga e parë e mirëfillte e rrymës House, që ishte një shkrirje e dy këngëve: Jamie Principle & Frankie Knuckles, "Your Love" dhe Jesse Saunders, "On And On". Në vitin 1985, rryma House filloi të dominojë në klubet e Çikagos, të ndihmuar nga dy faktorë. I pari ishte dalja në treg e mikserave dhe pajisjeve më të lira e më kompakte. Këto pajisje i dhanë rrymës House një shtysë për t’u bërë më tërheqëse, duke manipuluar gjatë luajtjes së këngëve. Arsyeja e dytë është çelja e studios diskografike "Trax" nga Lerry Sherman në Çikago. Shumë shpejt, Trax arriti të gjejë artistë për të regjistruar këngë të rrymës House. Trax u bë një studio diskografike shumë e famshme dhe nga kjo shtëpi doli dhe e ashtuquajtura himni i muzikës House në 1986, "Move your Body" nga Marshal Jefersson. Po në vitin 1986, Steve 'Silk' Hurley u bë artisti i parë që arriti majën e klasifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar me hitin "Jack Your Body".
Muzika House në Britani në fundin e viteve 80' dhe fillimi i viteve 90'
House u zhvillua si fillim në Anglinë veriore, veçanërisht në Mançester. Në Mançester ndodhej një klub, Hacienda, i cili ishte hapur më 1982 dhe më 1986 kishte një rënie ekonomike. Kjo gjendje vazhdoi derisa në atë klub dj si Pickerring, Park dhe Da Silva filluan të luanin muzikë House. Por, gjithashtu, House ishte duke u zhvilluar edhe në Ibiza. Klube si “Amnesia”, ku dj Alfredo luante një miks me rok, pop, disko, house filluan të influenconin në skenën britanike. Në fund të 1987, dj si Paul Oakenfold dhe Dany Ramling ishin duke sjellë ritmet e Ibizas në klubet britanike, si Southwark në Londër, Heaven Spectrum dhe Future. Në Amerikë, muzika po zhvillohej për të prodhuar një rrymë më të sofistikuar. Kombinimi i house dhe trance erdhi në Britani dhe i dha muzikës një shpërthim fenomenal. Shumë pak klube filluan të organizonin trance night, ku dj luante vetëm muzikë trance. Një nga këto klube ishte “Factory”, pronari i së cilës promovoi dhe kulturën Acid House, në një shfaqje televizive të përjavshme. Por në të njëjtën kohë filloi dhe mbledhja e publikut në fusha dhe vende të mëdha, ku rreth 30.000 veta kërcenin me duar lart. Kjo quhej Rave. Megjithëse në këto organizime luhej gjithë natën muzikë House, ajo filloi të zëvendësohej nga muzika Trance.
Një nga grupet e para ishte Orbital. Në fund të vitit 1989, rryma House ishte më e dëgjuara në Britani, këtë e tregon dhe mbajtja për gjashtë javë rresht të vendit të parë në klasifikim të hitit "Ride On Time" nga Black Box. Në të njëjtën kohë, në Amerikë, u bë hit kënga "Weekend" nga Todd Terry, i cili demonstroi një House të ri me influenca hip-hopi.
Evolucioni i muzikës House gjatë viteve 90'
Muzika filloi të rritej në cilësi me daljen e shumë hiteve në treg. Në skenë dolën përzierje grupesh dhe racash. Duhet theksuar se në këtë periudhë u krijua dhe rryma Drum & Bass. Shumë dj nga Ibiza morën famë në Britani, e filluan të sjellin këngët dhe mikset e tyre.
Shumë artistë në Amerikë e kishin shumë të vështirë të bëheshin të famshëm. Kështu, artistë si Joey Beltram filluan të importonin krijimet e tyre në Evropë, sepse nuk pëlqeheshin nga fansat amerikanë house. Shumë shpejt radiot u mbushën me remikse nga grupe djemsh dhe nga diva popi. Të gjitha këto më vonë u bënë hite house. Në kërkim të përfitimeve, industria muzikore krijoi dhe Handbag House. Shumë dj filluan të luanin Underground House, kështu që një brez i ri me dj po lindte. U hapën shumë klube, si për shembull “Cream” ose “Ministry of Sounde”, të cilët i dhanë një shtysë rrymës komerciale. Në vitin 1996 filluan të hapeshin "superklube" në bashkëpunim me sponsor të ndryshëm, si për shembull me fast food-e, me kompani pijesh, me dyqane veshjesh dhe më vonë me banka dhe shoqëri sigurimesh. Shumë shpejt në Britani luhej afërsisht e njëjta muzikë e shfaqjeve televizive komerciale. Por duhet theksuar se rryma dance (comerciale) filloi të mos pëlqehej më nga rinia dhe nga ata që frekuentonin klubet. Rryma House u bë një ndarëse midis racave, sepse në Britani nuk punësoheshin dj të zinj. Në fund të viteve 90', dj-të britanikë luanin remikse të: Madonna, Kylie Minouge, U2, Spice Girls, Spiller, Mariah Carey, Puff Daddy, Vengaboys dhe këta dj e quanin muzikën e tyre House. Megjithatë një gjeneratë e re me dj dhe promovues dominoi skenat e nëndheshme dhe klubet... dhe në vitin 2003 ka shenja rilindjeje në Filadelfia, Çikago, Atalanta dhe në shtete të tjera me shumëllojshmëri racash, si për shembull Kanada, vendet skandinave, Skoci, Itali dhe Gjermani.
Përgatiti: Klement Hasaj