Mustafaj: Berisha shkeli statutin e partisë
11/04/2009 Zgjedhjet në PD
Kandidati për kryetar të degës së Partisë Demokratike në Tiranë Besnik Mustafaj akuzon Kryeministrin Sali Berisha, njëherësh drejtues i PD-së, për shkelje të statutit, teksa shprehu preferencën për tjetër kandidat në këtë garë të brendshme. “Kryeministri Berisha shkeli parimin e paanësisë që duhet të ruaj deri në fund përballë të gjithë kandidatëve. Ai është kryetar i partisë dhe e ka për detyrë të mbajë një qëndrim të paanshëm. Unë i kam bërë disa herë thirrje gjatë kësaj periudhe për një qëndrim të tillë. Ky qëndrim do të ishte edhe në të mirë të rritjes së autoritetit të tij para gjithë shoqërisë shqiptare e posaçërisht para demokratëve”, - ka deklaruar Mustafaj në një prononcim për mediet. Ai është shprehur se numri një i PD-së mund të përcillte emocionin dhe pëlqimin e tij ndaj një kandidati përmes votës ditën e konferencës së degës së partisë, kur do të zhvillohen zgjedhjet. Mustafaj ka thënë se statuti i PD-së është themeli mbi të cilin ngrihet dhe funksionon partia dhe duhet respektuar. Ai tha se për asnjë çast nuk e ka vënë në dyshim të drejtën parimore për të kandiduar. “Jam në Partinë Demokratike qysh në sekondën e parë të ekzistencës së saj, njëherësh me Sali Berishën dhe nuk kam ardhur aty as në vitin 96 e as në vitin 2006. Pra, i njoh mirë të drejtat e mia dhe përpiqem të mos i tejkaloj ato”, - tha Mustafaj. Kandidati për kreun e PD-së së Tiranës lëshon alarmin mbi anashkalim apo shkelje të standardeve të garës së brendshme. “Në qoftë se do të krijoj bindjen se këto standarde nuk kapin minimumin e nevojshëm, do të marr vendimin e përshtatshëm. Unë kam hyrë në këtë garë për arsye parimore dhe jo klanore”, - përfundoi ai.