Rama: Berisha shkaktar i krizës
11/04/2009 Kreu socialist në Shijak, thirrje qeverisë për situatën ekonomike
“Interesat për pushtetin e tij personal shumë më të mëdha sesa interesat e vendit”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi nga qeveria “Berisha” të mos nënvlerësojë rekomandimet e organizmave financiarë ndërkombëtarë. Kështu, gjatë takimit me rrjetin e vullnetarëve të qytetit të Shijakut kreu socialist, duke u ndalur te kriza ekonomike, ritheksoi edhe një herë se është përgjegjësi e kryeministrit dhe e qeverisë për të menaxhuar pasojat e saj. “Shqipëria po zhytet përditë në barrën e një krize ekonomike, që sigurisht në zanafillën e vet nuk është përgjegjësia e qeverisë sonë, sepse është një krizë globale, por po shkon duke u thelluar, sepse qeveria jonë dhe Kryeministri ynë nuk duan ta pranojnë krizën”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, vendi rrezikon të zhytet shumë më thellë për shkak se qeveria dhe Kryeministri e mohojnë krizën, bëjnë veshin shurdh ndaj kambanave të alarmit që vënë partnerët ndërkombëtarë. “Sali Berisha nuk do t’ia dijë fare për atë që vjen pas 28 qershorit. Nuk do t’ia dijë fare për atë që po pësojnë dita-ditës sipërmarrjet shqiptare. Interesat për pushtetin e tij personal janë shumë më të mëdha dhe shumë më të rëndësishme sesa interesat e familjeve shqiptare, sesa interesat e vendit, që nuk po arrin dot të përballet si duhet me një krizë ekonomike që rrezikon të dalë jashtë kontrollit”, - deklaroi Rama. Madje, kreu socialist e cilësoi Kryeministrin Berisha si përgjegjës kryesor të kësaj krize. “Jemi këtu për të këmbëngulur se efektet e krizës globale po thellohen për shkak të Sali Berishës dhe qeverisë shqiptare. Në rast se Kryeministri dhe qeveria vazhdojnë ta mohojnë krizën, ajo do të na përpijë në një përmasë që nesër do të jetë shumë vonë për ta kufizuar dhe kontrolluar”, - nënvizoi Rama përpara vullnetarëve.