“Bashkimi i së majtës jo për ndarje pushteti”
11/04/2009 Qëndrimi i Gjinushit
Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi vijoi takimet e tij me strukturat drejtuese të kësaj partie në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij kreu socialdemokrat ndër të tjera sqaroi lidhur me arsyet se pse duhet një bashkim i të majtës. Por nga ana tjetër ai përjashtoi ekzistencën e një bashkimi në thelb të të cilit të jetë ndarja e pushtetit. Sipas tij, ajo çka ndodh sot është produkt i zgjedhjes së keqe më 2005-n, por një zgjedhje që nuk e bëri populli shqiptar. “Shumica e shqiptarëve më 2005-n nuk votuan për rikthimin e Berishës; nuk votuan për rikthimin e PD-së, por votuan që të rifitonte grupimi i majtë”, - vlerësoi Gjinushi gjatë fjalës së tij. Madje, në këtë pikë kreu i PSD-së vuri në dukje se “partia jonë ka qenë e qartë, se ne kemi qenë për një të majtë të bashkuar që në vitin 2005; një të majtë të bashkuar dhe të ndryshuar dhe jo një bashkim për të mbyllur dhe të ndarë karriget me njëri-tjetrin dhe për të mbyllur problemet korruptive apo të përfitimit nga pushteti brenda të majtës, por për një bashkim që kishte fuqinë e ndryshimit, kishte fuqinë e ecjes përpara të Shqipërisë”. E majta, sipas tij, ka treguar që ka një forcë më të madhe ndryshuese dhe se premtimet e saj nuk janë thjesht demagogji, por janë realitet. “Ne këtu e mbështesim premtimin apo thirrjen tonë që u drejtojmë shqiptarëve që në vitin 2009 jo thjesht të votojnë pse janë të zhgënjyer nga kjo qeveri, por të votojnë me besimin që e majta, pjesë e të cilës është PSD-ja, mund ta ndryshojë këtë vend; mund të bëjë pikërisht që ne në mënyrë të pashmangshme të bëhemi anëtarë të BE-së, të mos hyjmë në BE ashtu siç hymë në NATO, pra të mos hyjmë me Gërdec: të mos hyjmë me korrupsionin e Durrës-Kukës, të mos hyjmë me Fazlliç”, - deklaroi Gjinushi.