E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon procesi i legalizimit për 550 objekte në Elbasan

Aluizni ka vazhduar ditën e djeshme shpërndarjen e lejeve të legalizimit informal, në qarkun e Elbasanit. Në bazë të takimeve në të gjitha qarqet e vendit, që ALUIZNI,  ka njoftuar sipas kalendarit publik janë ndalur në qarkun e Elbasanit ku janë shpërndarë rreth 100 leje legalizimi. Në takimin e organizuar me këtë rast, kanë marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI- t Prof. Dr. Shaban Memia, Deputeti i Partisë Socialiste Durim Hushi, Deputeti i Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi dhe Prefekti i Qarkut Elbasan, Shefqet Delialliasi. Gjatë këtij takimi, drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI- t, Memia, theksoi se Elbasani po ndahet përfundimisht nga informaliteti. Procesi i legalizimeve po i jep fund mbajtjes peng të mijëra ekonomive familjare, duke dhënë zgjidhje jo vetëm për to, por edhe për ekonominë dhe zhvillimin urban të qytetit.Më konrektisht, në qarkun e Elbasanit janë deklaruar 18.756 objekte informale nga të cilat 8573 i përkasin vetëm qytetit të Elbasanit. Aktualisht janë kryer matjet në terren dhe është bërë azhornimi për 7500 objekte, nga të cilat 6232 objekte janë me dokumentacion teknik të dixhitalizuar, pra është kryer e gjithë procedura ligjore. Ndër të tjera, bëhet e ditur se janë të gatshme për qytetarët 1050 Leje Legalizimi, të cilët mund ti tërheqin, pasi të kenë shlyer detyrimet për objektin sipas ligjit. Ndërsa për 550 objekte është përfunduar i gjithë procesi dhe mund të behet tërheqja e lejeve. Në qarkun Elbasan është miratuar kompensimi sipas vendimit te qeverisë për 53 familje ish- pronarësh dhe për 2735 familje të tjera ka dalë vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë. Ndërkohë që bëhet e ditur sipas kalendarit të ALUIZN-it, aktivitetet vazhdojnë ditën e martë me Bashkinë e Vlorës dhe ditën e mërkurë me Bashkinë Sarandë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›