Mustafaj, si “Zapata”, Berisha e fut në rreth të kuq
Ish-ministri i Jashtëm pritet të ketë vend të pafavorshëm në listë. Zgjedhjet për PD-në e Tiranës, formale. Paracaktohet kryetari
Eljona Ballhysa
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duket se është vendosur në rreth të kuq nga kryeministri Berisha. Burimet bëjnë të ditur se Mustafajt pritet t’i lihet një vend i pafavorshëm në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së në Tiranë. Por, sipas tyre, nuk përjashtohet mundësia e mospërfshirjes në listë e Mustafajit. Veprimet e fundit të kryetarit të PD-së kanë treguar dëshirën e tij për ta shmangur sa më shumë Besnik Mustafajin nga PD-ja. Së pari, Sali Berisha deklaroi publikisht se mbështet kandidaturën e Aldo Bumçit për postin e kryetarit të Degës së PD-së së Tiranës, duke paracaktuar hapur kryetarin e ri të kësaj dege. Pavarësisht se për këtë post prej muajsh ka shpallur kandidaturën ish-ministri Mustafaj. Së dyti, vetëm pak kohë më parë, kryetari i PD-së shpalli publikisht Gerti Bogdanin si sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, duke e bërë fakt të kryer shkarkimin e Mustafajit nga ky post. Duket qartë përpjekja e vazhdueshme e kryetarit të PD-së për të larguar nga PD-ja ish-anëtarin e kabinetit të tij qeveritar.
Kryesia
Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se këto ditë pritet të mblidhet Kryesia e PD-së, e cila do të vendosë zyrtarisht për listën e kandidatëve për deputetë. Megjithëse lista është hartuar prej kohësh nga kryesia e vogël, ku bën pjesë kryeministri, dy nënkryetarët e PD-së dhe sekretari i Përgjithshëm, pritet që në mënyrë formale kjo listë të marrë “kartonin jeshil” të Kryesisë qendrore. Burimet bëjnë të ditur se në listë, vende të favorshme do të marrin ministrat aktualë të qeverisë, si: Basha, Bode, Ruli, Pollo, Bregu, Gjana; nënkryetarët Topalli, Patozi; sekretarët Bode, Rusmali, Bumçi etj. Berisha pritet të përfshijë të rinj, ndihmës dhe këshilltarë të tij, të cilët do t’i vendosë në poste të favorshme në listë. Po kështu, përparësi do t’u japë dhe politikaneve femra për të plotësuar 30% e detyrueshëm nga Kodi Zgjedhor. Ndërsa Mustafaj dhe të tjerë figura anatemuese të kohëve të fundit pritet të vendosën në vende të pafavorshme në lista, ose të përjashtohen.
Burimet bëjnë të ditur se javën e ardhshme pritet të zhvillohet konferenca e Degës së Tiranës ku do të zgjidhet formalisht kryetari i ri. Të gjithë pohojnë se kryetar do të jetë Aldo Bumçi dhe se të gjithë gurët janë lëvizur në atë mënyrë që të votohet Bumçi, i paracaktuari i Berishës.
Përpjekja e Mustafajit për të sjellë një frymë të re në PD nëpërmjet kandidimit të tij rezulton e dështuar për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme dhe mosrespektimit të rregullave të konkurrencës së lirë dhe të ndershme.
Qëndrimi
Besnik Mustafaj është një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, i cili në dhjetor të vitit 1991, në krah të Berishës, ka firmosur krijimin e partisë së parë pluraliste. Ai ka mbajtur prej vitesh në PD postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe në vitin 2005 është emëruar në postin e ministrit të Jashtëm. Prej kohësh ai është njohur se krahu i djathtë i kryetarit të PD-së Berisha dhe një ndër miqtë e tij. Por kjo “miqësi” duket se zgjati deri në momentin kur Mustafaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit, duke mos e bërë të ditur arsyen e vërtetë të largimit të tij nga kabineti “Berisha”.
Vetëm pak kohë më parë, Mustafaj, duke qenë dhe deputet i zgjedhur në kryeqytet, zyrtarizoi publikisht kandidimin e tij për postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Tiranës. Por që nga momenti i deklarimit të kandidimit Mustafaj është “sulmuar” nga eksponentë të PD-së, të njohur si njerëz të afërt të kryeministrit Berisha. Mustafaj, gjatë gjithë kësaj kohe, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisë dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të PD-së duke sulmuar sekretarin e Përgjithshëm, Ridvan Bode, kryetarin aktual të PD-së së Tiranës, Sokol Olldashi dhe së fundi dhe kryeministrin Berisha, i cili deklaroi publikisht, në kundërshtim me Statutin, mbështetjen e kandidaturës së Aldo Bumçit për kreun e PD-së së Tiranës. Të gjitha këto sollën që vetëm ditë më parë, kryetari i PD-së, Berisha, ta shkarkonte Mustafajin nga posti i sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.
14 Maj 2009