E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Muzeu dhe Kujtesa” shprehje e trashëgimisë sonë

Që prej vitit 1977, çdo vit më 18 maj në të gjithë botën, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve feston Ditën Ndërkombëtare të Muzeut, që është një moment i veçantë për çdo komunitet muzeor global. Dita Ndërkombëtare e Muzeut është një mundësi fantastike për profesionistët e muzeve, për të takuar publikun që i viziton. Tradicionalisht, Dita Ndërkombëtare e Muzeut organizohet në datën 18 maj ose rreth saj. Motoja e përhershme e saj është që muzetë janë mjete të rëndësishme për shkëmbimin kulturor, pasurimin e kulturave dhe zhvillimin e mirëkuptimit reciprok, bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve. Tematika e këtij viti në ditën ndërkombëtare të Muzeve është “Muzeu dhe Kujtesa”. Muzetë bartin kujtime dhe tregojnë histori. Ato kanë në koleksionet e tyre objekte të shumta që janë thelbësore për kujtesën e komuniteteve. Këto objekte janë shprehje e trashëgimisë sonë kulturore e natyrore. Shumë prej tyre janë delikate, disa të tjera edhe në rrezik dhe të gjitha kanë nevojë për kujdesjeje të veçantë dhe konservim të vazhdueshëm. Dita Ndërkombëtare e Muzeut do të jetë një mundësi e veçantë për vizitorët, për të zbuluar dhe rizbuluar kujtesën e tyre kolektive dhe individuale. E në kuadër të këtij projekti, 8 qendra muzeale do të hapin dyert falas për vizitorët shqiptarë: Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Etnografik në Krujë, Qendra Kombëtare e Muzeve Onufri dhe Etnografik në Berat, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, Muzeu Arkeologjik në Durrës

Muzeu i Artit Mesjetar, Shkolla e Parë Shqipe dhe Muzeu Arkeologjik në Korçë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›