E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i Shkencave, Kule nis betejën me qeverinë për të mbrojtur speciet



Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule do t’i rikthehet sërish çështjes së Muzeut të Shkencave të Natyrës. Ndonëse çështja e muzeut u duk sikur u harrua nga drejtuesit e UT-së, Kule ka kthyer vëmendjen nga ajo duke mbrojtur idenë se ai është një pasuri e kombit që përdoret për arsye mësimore dhe shkencore në dobi të mijëra nxënësve gjimnazistëve, studenteve dhe mjaft vizitoreve. Sipas rektorit të UT-së, është pamundur që të zhvendosen të gjitha llojet e specieve që ndodhen aty. Ndërkohë që ai bën të ditur edhe një fakt interesant rreth këtë çështje, pasi sipas tij, ka prova të reja që tregojnë shpronësimin e këtij objekti rreth 69 vjet më parë nga kryeministri i asaj kohe Shefqet Vërlaci.

Akademia e Shkencave, marrëveshje bashkëpunimi me UT-në

Tashmë studentët do të marrin leksione edhe nga akademikët.
Dy universitetet më të mëdhenj në vend kanë vendosur të bashkëpunojnë me Akademinë e Shkencave. Bëhet fjalë për Universitetin e Tiranës si dhe Universitetin Politeknik po të Tiranës, drejtuesit e të cilëve kanë nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave. Mbi të gjitha kjo marrëveshje synon integrimin e akademikeve jo vetëm ne mësimdhënie, por edhe në projektet kërkimore. Përsa i përket nisjes së efekteve të marrëveshjes, firmosësit e saj bëjnë të ditur se ajo hyn në fuqi me nënshkrimin nga tre titullarët e institucioneve dhe do të zbatohet në një afat kohor tre vjeçar, duke filluar që nga viti i ri akademik.

5 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›