Muzika qe vinte nga shtepia
Në prag të Krishtlindjeve, mbreti ftoi Kryeministrin të bënin një shëtitje bashkë, si zakonisht. Ai ishte i kënaqur me zbukurimet e bëra nëpër rrugë, por ngaqë nuk donte që njerëzit të shpenzonin shumë para vetëm për t‘i bërë atij qejfin, vendosi që të dilnin të dy veshur tebdil, si tregtarë që vinin nga vise të largëta.
Ata ecën përmes qendrës së qytetit, duke u ngazëllyer me dritat, me pemët e Krishtlindjeve, me qirinjtë që digjeshin në shkallët e shtëpive, me tezgat plot dhurata dhe me burrat, gratë e fëmijët që nxitonin për të festuar në familje, përreth tavolinës së mbushur me gjithë të mirat.
Kur po ktheheshin, i ranë nga një mëhallë e varfër, ku gjendja ishte krejt ndryshe. Nuk kishte drita, qirinj, as aroma të këndshme gjellësh gati për t‘u shërbyer. Nuk dukej frymë njeriu nëpër rrugë, prandaj, sikurse bënte çdo vit, mbreti gjeti rast dhe i kërkoi një vëmendje më të madhe Kryeministrit për njerëzit e vobektë të mbretërisë së tij. Kryeministri pohoi me kokë, sa për të kaluar radhën, duke e ditur se kjo çështje do të harrohej shpejt, ditë pas dite, në rutinën e buxheteve që do të aprovoheshin dhe diskutimeve me funksionarë të huaj.
Befas, dëgjuan një muzikë që vinte nga njëra prej banesave më të varfra. Kasollja ishte e rrënuar dhe nga dhogat e kalbura, plot vrima, mund të shikoje gjithçka ndodhte brenda. Dhe ajo që panë ishte kryekëput e pakuptimtë: një plak i mbërthyer në një karrocë invalidësh, që dukej sikur vajtonte, një grua e re kokëqethur që vallëzonte dhe një djalosh me sy të trishtuar, që këndonte një motiv popullor duke i rënë dajres.
"Po afrohem të marr vesh se si e kanë hallin", tha mbreti.
Ai trokiti. Muzika pushoi dhe djaloshi u shfaq në derë.
"Jemi tregtarë dhe na ka zënë nata jashtë. Dëgjuam muzikë, pamë që nuk kishit rënë në gjumë dhe menduam se mund ta kalojmë natën bashkë me ju".
"Sa për strehë, ka vend në hotelin e qytetit. Ne, për fat të keq, nuk mund t‘u ndihmojmë. Përveç muzikës, kjo shtëpi është e mbushur me vuajtje dhe pikëllim".
"A bën ta dimë, përse?"
"Shkaktari jam unë". Tani foli plaku i ulur në karrige. "E kalova jetën duke i mësuar djalit bukurshkrimin, që ai të gjente një ditë një punë në pallatin mbretëror si shkrues. Kaluan vite dhe nuk u hap asnjë vend për të. Kur ja, natën e shkuar, m‘u shfaq një ëndërr e çuditshme: një engjëll erdhi pranë meje dhe më tha të blija një kupë argjendi, se do të vinte mbreti për vizitë tek unë. Kështu, ai mund të pinte me këtë kupë dhe do t‘i gjente pastaj djalit tim një punë.
"Dhe engjëlli ishte kaq bindës, saqë unë vendosa të bëja siç më tha. Ne para nuk kemi, prandaj nusja e djalit shkoi që me natë në pazar dhe shiti flokët e saj për të blerë këtë kupë që shikoni. Ata të dy, po mundohen që të më përfshijnë edhe mua në harenë e Krishtlindjeve, prandaj këndojnë e vallëzojnë, por e kanë kot".
Mbreti vështroi kupën e argjendtë, kërkoi që t‘ia mbushnin me ujë, se donte të shuante etjen dhe, përpara se të linte shtëpinë, iu drejtua familjarëve:
"Desha t‘u bëj me dije, se pikërisht sot kemi biseduar me Kryeministrin dhe ai na tha se javën tjetër do të shpallet një vend vakant për shkrues në pallatin mbretëror".
Plaku miratoi me kokë, pa ua vënë veshin shumë të huajve dhe u përshëndet me ta. Mëngjesin tjetër, megjithatë, tellalli lexoi me zë të lartë një shpallje në të gjitha rrugët e qytetit; një shkrues i ri kërkohej në oborr. Ditën e caktuar, në sallën e pritjeve të pallatit mbretëror nuk gjeje vend ku të hidhje kokrrën e mollës nga njerëzit që kishin ardhur si mëtues për një punë kaq të lakmuar. Kryeministri hyri dhe u kërkoi të gjithëve të bënin gati penat dhe letrat e bardha:
"Tema e hartimit është kjo: Përse një burrë i moshuar është shkrehur në vaj, një grua kokëqethur po hedh valle, ndërsa një djalosh ia ka marrë këngës?"
Një mërmërimë pakënaqësie u përhap në gjithë sallën. Askush nuk dinte si të thurte një ndodhi të tillë, përveç një djaloshi të leckosur, të ulur në një bankë në qoshe, që buzëqeshi çiltër dhe filloi të shkruajë.