E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tela me gjemba për Krishtlindje

O tempo o mores!
Kështu thërrisnin latinët sa herë u përdhoseshin, poshtëroheshin traditat, doket, zakonet për sllavët. U poshtërohej ai që sot ne i themi moral, fjalë që përdoret me tepri nga politikanë e njerëz mediatikë, duke dëshmuar po me tepri edhe moskuptimin e asaj fjale.
Dhe përdhosje e poshtërim më të madh të dokeve tona e të përbotshme, pra i moralit tonë dhe të përbotshëm, se sa nxitja e artificiale e luftës dhe urrejtjes politike në Shqipëri në këtë prag Krishtlindjesh nuk ka! Ka pasur poshtërim disa vite më parë, në kohën e qeverisjes në Shqipëri të Diktaturës së Proletariatit, kur Krishtlindjet ishin ngrirë, ashtu sikurse ishte e ngrirë ringjallja, ishin të ngrira buzëqeshjet e njeriut të tmerruar nga dhuna qeverisëse.
Tela me gjemba në prag Krishtlindjesh dhe në prag të Vitit të Ri! Këtë çast festiv të përbotshëm zgjodhën politikanët dhe pas tyre lajkatarët mediatikë, për t‘u kujtuar shqiptarëve litarin e varjes së shqiptarëve?
Pse?
Ǒështë ky ngut?
Ǒështë ky sherr dhe tallje me vuajtjet e shqiptarëve? Ǒështë kjo ndarje në të mirë e të këqij, në pro dhe kundër telave me gjemba e të vdekurve nga torturat? Ǒështë kjo ndarje e dhunshme e Shqipërisë në pro dënimit të telave me gjemba dhe kundër dënimit të telave me gjemba? Në votues të ligjit kundër telave me gjemba dhe në mos votues të tyre? Ǒështë kjo: Unë ua hoqa telat me gjemba? Unë ua prura lirinë? Unë ju futa në NATO? Ndryshe nga doket dhe morali shqiptar! Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në zemrat tuaja!
Tela me gjemba në Shqipëri nuk ka e nuk ka pasur ligjërisht, edhe në diktaturën e proletariatit. Tela me gjemba janë përdorur në Shqipëri kundër ligjit në diktaturën e proletariatit nga ata që nxitën në mënyrë artificiale luftën e klasave, nga ata për të cilët ligji nuk ishte i barabartë mes shqiptarëve.
Me tela me gjemba sot janë thurur, jashtë ligjit, të gjitha mjediset kriminale që gjenerojnë korrupsion, prostitucion, tregti armësh, gjykim të padrejtë, gënjeshtra publike. Me tela me gjemba janë mbrojtur ata, që para ligjit nuk paraqiten sa herë ndaj tyre ka qoftë edhe akuza publike. Me tela me gjemba është e lidhur fjala e lirë, shtypi, sepse janë thurur me tela me gjemba mjediset e institucioneve publike ku gazetarët rrinë jashtë te dera e nuk hyjnë brenda për të pasur në dispozicion atë lëndë që kërkon shtypi i lirë.
Telat me gjemba, të përdorur ndaj shqiptarëve dje edhe sot, nuk do të dalin kurrë në dritën e diellit në Shqipëri, për aq sa nuk dalin në dritën e diellit emrat e atyre që ato tela i përdorën. Tela me gjemba në kohë Krishtlindjesh është makabriteti më i tmerrshëm që sjellin si dhuratë politikanët tanë, si morali i tyre i formuar gjatë pseudopluralizmit politik në Shqipëri, kohë e nxitjes artificiale e luftës dhe urrejtjes politike.
Një ditë, Pano Taçi, poet, i vuajtur në burgjet e diktaturës së proletariatit për dhjetëra vjet, më ftoi në kafe. Më prezantoi me një bashkëvuajtësin e tij, i cili e kishte liruar nga telat me gjemba.
Më thuaj, kush të ka lidhur me tela me gjemba, - i thashë Panos, më thuaj që të shkoj ta gjej atë kriminel, ashtu siç gjenden edhe sot kriminelët nazistë e të gjenocidit jugosllav dhe ta çoj në gjyq.
Pano nuk ma tha emrin. I thashë: Për aq kohë sa nuk më thua emrin e atij që të ka lidhur me tela me gjemba, as ti ke qenë i lidhur me tela me gjemba dhe as miku i nderuar nuk të ka zgjidhur.
Kështu është edhe kjo çështja e telave me gjemba në kohë Krishtlindjesh. Për aq kohë sa nuk jemi të aftë të çojmë pra gjyqit përdoruesit e telave të asaj kohe dhe të kohës së sotme, do të jemi të gjithë fajtorë e bashkëvuajtës, ashtu siç kjo parullë u pëlqen njerëzve që kanë uzurpuar politikën shqiptare, me qëllim përçarjen e shqiptarëve, krijimin e Republikës Shqiptare të Tjetërsimit të Pronës Private dhe Shtetërore në Favor të Atyre që Janë në Pushtet...



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›