Muzikantët më seksi mbi 50 vjeç
Gordon Sumner
Ka lindur më 2 nëntor të vitit 1951 në Uollsend të Anglisë. Ai filloi të luante në kitarë që kur ishte ende i vogël. Dhe nëse jeni seksi sa ai, ju duhet edhe emri i tij për t’u plotësuar. Ai e mori famën si këngëtari kryesor i grupit të rrokut britanik gjatë viteve 1970-1980. Hitet më të njohura janë: “Roxanne” (1978), “Don’t Stand so Close to Me” (1981) dhe “Every Breath You Take”.
Sër Xhejms Pol Mekartni
Ka lindur më 18 qershor të vitit 1942 në Liverpul të Anglisë. I ati ka luajtur në një grup xhazi dhe Poli i ri ndoqi gjurmët e të atit duke luajtur në kitarë.
Ai njihet si këngëtar rroku dhe si autor tekstesh. Famën më të madhe ai e mori si këngëtar i grupit të njohur “Bealtes” me hitet “Yesterday” (1965), “Eleanor Rigby” (1966), “Penny Lane” (1967), “Hey Jude” (1968), “Get Back” (1969) dhe “Let It Be” (1970).
Kuinsi Dilait Xhouns
Ka lindur më 14 mars të vitit 1933 në pjesën jugore të Çikagos. Gjatë karrierës, ai mësoi të ishte muzikant, kompozitor, producent, ekzekutues filmash etj. Mes këngëtarëve që i detyrohen shumë përsa i përket famës janë: Majkëll Xhekson, Oprah Uinfrei, Xheims Ingram, Dona Samër, Semi Dejvis, Frenk Sinatra, Endi Uilliams, Pegi Li dhe Aretha Franklin. Ai është nominuar për 67 çmime Grammy, mes së cilave mori vetëm 25. Në vitin 1974, Xhouns vuajti nga një sëmundje e rëndë, por pas gjashtë muajsh u kthye sërish në punë.
Brus Springstin
Ka lindur më 23 shtator të vitit 1949 në Nju Jork. Albumet e tij më të suksesshëm janë “Born to Run” (1975), “Born In the USA” (1984), “Bruce Springsteen & The E Street Band” dhe albumi fitues i çmimit Grammy “Tunnel of Love” (1987). Springstin u bë pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 1999. Vitin e ardhshëm ai nxorri në shitje albumin “The Rising”, i cili i është kushtuar sulmit terrorist ndaj SHBA-ve më 11 shtator të vitit 2001. Albumi fitoi tre çmime Grammy Awards si dhe çmimin si albumi më i mirë rrok dhe kënga më e mirë rrok (“The Rising”).
Erik Klepton
Ka lindur më 30 mars të vitit 1945 në Ripli të Anglisë. Ai njihet si kitarist rroku, këngëtar dhe autor tekstesh. Në vitin 1993, Klepton fitoi 6 çmime “Grammy Awards”, përfshirë çmimin për albumin më të mirë të vitit “MTV Unplugged” (1992) dhe për këngën e vitit “Tears in Heaven”(1992), që shkroi pas vdekjes së djalit 4-vjeçar Konor. Çmime të tjera shtesë ai mori në vitet pasardhëse dhe në vitin 2007 autobiografia e vitit 2007 u bë bestseller në gazetën “The New York Times”.
Xhorxh Belafonte
Ka lindur më 1 mars të vitit 1927 në Nju Jork. Ai njihet si këngëtar i muzikës popullore, aktor, producent, si dhe aktivist i të drejtave të njeriut dhe çështjeve humane. Suksesi i tij i parë është albumi i vitit 1956 “Calypso”, që përfshin “Banana Boat Song” si dhe “Day O”, që është edhe kënga e tij më e njohur. Në vitin 1987 Belafonte u zgjodh ambasador i organizatës “UNICEF” dhe në vitin 1988 ai u prezantua si përfaqësues i Trupit të Paqes. Vuajtjet e popullit afrikan bënë që ai të nxirrte albumin me nota kritike “Paradise in Ganzankulu” (1988). Ai u nderua me çmimin “National Medal of Arts” në vitin 1994.
Dejvid Robert Xhouns
Ka lindur më 8 janar të vitit 1947 në jug të Londrës. Këngëtari popullor britanik dhe autori i teksteve mësoi t’i binte saksofonit që kur ishte adoleshent. Në vitin 1966, ai e ndryshoi mbiemrin nga Xhouns në Boui në këtë mënyrë fansat nuk do ta ngatërronin me Dejvi Xhounsin, këngëtarin e grupit pop “The Monkees”. Ai është i njohur për stilin ekstravagant dhe për muzikën rrok.
Sër Majk Xheger
Ka lindur më 26 korrik të vitit 1943. Në vitin 1962, së bashku me Keith Riçards, Brajan Xhouns, Çarli Uots dhe Bill Uman, ai formoi grupin “The Rolling Stones”. Hitet e tyre përfshijnë “Time Is On My Side” (1964), “Little Red Rooster” (1964, një këngë tradicionale bluzi shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara), “Satisfaction” (1965), “Mother’s Little Helper” (1966), “Paint It, Black” (1966) and “Ruby Tuesday”, (1967). Në ditët e sotme janë krijuar shumë grupe të frymëzuara nga “The Rolling Stones”.
Stiven Viktor Tallariko
Ka lindur më 26 mars të vitit 1948 në Nju Jork. Ai është këngëtari kryesor i grupit rok “Aerosmith”, i cili u formua në vitin 1970. Grupi u zhvendos në Boston ku bashkëpunoi me “Columbia Records” në vitin 1972 për të nxjerrë më pas albumin në vitin 1973. Albume të tjera janë “Toys in the Attic" (1975) dhe “Permanent Vacation” (1987). Vajza e tij është aktorja Liv Tejlër.
8 Nentor 2008