Myqerem Tafaj: “Diploma nuk ka vlerë pa suplementin e saj”
Këshilltari i kryeministrit për Arsimin e lidh cilësinë e diplomës me atë të universitetit. Sipas tij, MASH-i mund të përcaktojë vetëm kritere minimale për diplomën dhe suplementin e saj
Jonida Tashi
Diplomat e reja të sistemit të Bolonjës janë pa vlerë nëse nuk shoqërohen me suplementin përkatës. Kështu është shprehur ditën e djeshme këshilltari i kryeministrit për Arsimin, Myqerem Tafaj. Sipas këshilltarit të Berishës për Arsimin, vlera e diplomës universitare të një studenti identifikohet nga suplementi që e shoqëron, pasi kjo shtojcë hartohet nё përputhje me kërkesat e hapësirës europiane tё Arsimit tё Lartë. Sipas tij, pa suplementin, diploma është “memece”, sepse ai përshkruan në veçanti natyrën, nivelin, përmbajtjen, rezultatet e studimeve, që janë kryer dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës.
Suplementi
Këshilltari i kryeministrit për Arsimin sqaron konkretisht se çfarë duhet të përmbajë ky suplement diplome. “Vlera e diplomës, sipas sistemit të Bolonjës, duket në suplementin që e shoqëron atë, në të cilin pasqyrohet e gjithë përmbajtja e studimeve, në kuptimin e kohëzgjatjes, numrit total të krediteve, notën mesatare, lëndët ose modulet dhe peshën e tyre në kurrikulë si dhe nivelin dhe peshën që zë teza e diplomës së bërë”, - deklaron Tafaj, duke theksuar se pa suplementin diploma nuk ka vlerë, edhe pse mund të ketë logo republike, ministrie, universiteti apo fakulteti. Suplementi i diplomës është konsideruar nga Tafaj si baza kryesore për gjykimin e një punëdhënësi mbi llojin dhe cilësinë/nivelin e diplomës së fituar. Duke iu referuar problemit të ngritur ditët e fundit nga studentët e gazetarisë, Tafaj shpjegoi: “Duhet kuptuar që Diplomat e Nivelit të Parë janë diploma që shënojnë përfundimin e studimeve universitare të nivelit të parë, e barazvlefshme me gradën shkencore të parë universitare ‘Bachelor’”.
Vlera
Sipas tij, kjo diplomë duhet konsideruar si një diplomë me vlerë të plotë për të kërkuar punë në fushën ku ka studiuar studenti/ja ose për të vijuar studimet e nivelit të dytë (Master) në drejtimin e njëjtë të studimeve ose në drejtimet e afërta me të. Për këtë, Myqerem Tafaj shprehet: “Sigurisht që diploma e nivelit të dytë është më e dëshiruara, sepse pasqyron edhe një nga qëllimet kryesore të sistemit të ri të studimeve të ndërtuar në disa cikle, fleksibilitetin. Më thjesht, nga një Bachelor të krijohet hapësira reale për të vijuar studimet e nivelit të dytë në një drejtim tjetër”. Përsa i përket cilësisë së diplomave, Myqerem Tafaj ka deklaruar se diplomat janë aq cilësore, sa i njohur dhe i besueshëm është universiteti dhe profesorati i tij. Sipas tij, në bazë të ligjit të Arsimit të Lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund të përcaktojë vetëm kritere minimale për diplomën dhe suplementin e saj. Sistemi i Bolonjës, i cili ka hyrë në shumicën e shkollave europiane, ka vendosur të njëjtat standarde edhe në universitetet shqiptare. Praktikisht, universitetet tona kanë hyrë plotësisht në sistem, pasi tani ka filluar zbatimi i ciklit të dytë të studimeve të masterit dhe modalitetet e reja për doktoratat. Institucionet e Arsimit të Lartë, të përfshira plotësisht në sistemin e vështirë të Kartës së Bolonjës, kanë si hallkë të fundit forcimin e cilësisë së diplomave.
Studentët kërkojnë distancim nga partitë politike për diplomat
Studentët e Gazetarisë, të cilët prej 10 ditësh po protestojnë për diplomat, kanë bërë publik vendimin për t’u distancuar nga çdo deklaratë e partive politike. Studentët shprehen se kërkesat e tyre janë mëse të qarta, të pastra dhe pa asnjë ngjyrim politik. Ata kërkojnë të arrijnë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, me anë të së cilës të përfitojnë titullin në fushën për të cilën kanë studiuar. Për këtë, ata i bëjnë sërish thirrje ministrit të Arsimit që të marrë parasysh kërkesat e tyre, pasi në këtë mënyrë studentët do t’i jepnin fund edhe protestave.
Universitetit të Tiranës i shtohen 20 pedagogë të huaj në degët e Mësuesisë
Trupës pedagogjike të Universitetit të Tiranës do t’i shtohen 20 pedagogë të huaj në degët e Mësuesisë. Këta profesorë të huaj, nga Italia, Anglia dhe Danimarka, do të japin mësim në degët e Mësuesisë të Universitetit të Tiranës (UT). Ky është objektivi i projektit dyvjeçar të Bashkimit Europian, në kuadër të programit “Tempus” që u prezantua dje në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. “Projekti, me vlerë 805 mijë euro të financuara nga BE-ja, do të bëjë të mundur që pedagogët e huaj, të ardhur nga universitetet partnere, si Università Roma 3 (Itali); Aarhus University (Danimarkë) dhe University of Nottingham (Angli), të japin mësim në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Shkencave të Natyrës dhe Gjuhëve të Huaja. Rektori i UT-së, Dhori Kule, bën të ditur se në këtë projekt do të përfshihet edhe Universiteti i Tetovës dhe ai i Prishtinës. Kule shpjegon se projekti do të kontribuojë në shkëmbimin e eksperiencës midis stafeve akademike, plotësimin e mëtejshëm të kurrikulave dhe bazës materiale, duke rritur më tej cilësinë e studimeve në UT.
31 Janar 2009