E Diel, 1 Nëntor 2026

Myrtaj, keqkuptim disaorësh me “zakonet” shqiptareNga TemaFaruk Myrtaj, një shkrimtar dhe gazetar shqiptar, që prej vitesh jeton në Kanada, është bërë pre e një alarmi të rremë, rreth njoftimeve të një prindi të shqetësuar nga sjellja “shqiptare” e t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Myrtaj, keqkuptim disaorësh me “zakonet” shqiptareNga Tema

Faruk Myrtaj, një shkrimtar dhe gazetar shqiptar, që prej vitesh jeton në Kanada, është bërë pre e një alarmi të rremë, rreth njoftimeve të një prindi të shqetësuar nga sjellja “shqiptare” e tij ndaj një fëmije dhjetëvjeçar. Myrtaj, i cili punon si inspektor ndërtimi në një pallat në Toronto, duket se ka krijuar një keqkuptim te banorët e pallatit, duke i buzëqeshur dhe përkëdhelur një fëmijë dhjetëvjeçar. Si shumë shqiptarë të tjerë, që kapin fëmijët nga faqet apo i përkëdhelin ata, kur i gjejnë të vetmuar, Myrtaj ka qëndruar disa orë në burg prej këtij zakoni shqiptar, pasi është arrestuar nga policia. Kjo e fundit e ka marrë në pyetje atë dhe pastaj e ka lënë të lirë, pasi banorët e pallatit kanë dëshmuar të kundërtën dhe kanë provuar sjelljen korrekte të tij. Përkundër lajmeve spekulative që janë botuar në media, Faruk Myrtaj është i lirë, në shtëpi të tij dhe çdo keqkuptim është i sqaruar. “Sjellja e tij është një mësim për çdo emigrant shqiptar që duhet t’u përshtatet rregullave të vendit ku jeton duke harruar “zakonet” e vendit nga vjen”, - tha dje një mik i zotit Myrtaj, në një nga organizatat e shqiptarëve në Kanada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›