E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri zbulon se gazetarët e Klanit janë në lista votimi të PSNga Antena brenda familjesSandri dje ishte në ethe për votimet në Partinë Socialiste. Deri të premten nuk e kishte ndjerë shumë rëndësinë e votimeve, pasi Blushi ia kishte bërë shesh me lu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri zbulon se gazetarët e Klanit janë në lista votimi të PSNga Antena brenda familjes

Sandri dje ishte në ethe për votimet në Partinë Socialiste. Deri të premten nuk e kishte ndjerë shumë rëndësinë e votimeve, pasi Blushi ia kishte bërë shesh me lule.

I kishte mbushur mendjen që askush nuk do dalë të votojë, askush nuk do votojë Ramën, të gjithë do shkruajnë “Poshtë Bojkoti!” dhe procesi do jetë fals. Por dje në mëngjes u shqetësua. Sa hapi lajmet, pa Dritëro Agollin që po votonte duke iu dridhur duart.

- Filmojeni këtë, - i tha Bejtes, - dhe fute në lajme që nuk i bënte dora të votonte për Ramën dhe votoi për Lakrorin.

- S’e bëj dot, - tha Bejtja. - Është dhe turp që Dritëroi, i cili ka pranuar të brohorasë për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë dhe Fatos Nanon, tani në fund të jetës të thërrasë “Lakrori! Lakrori!” Nuk ia bën vetes këtë ai.

- Lëre mo k..., ç’punë ke ti për kë voton ai. Unë të them, merr detajin që i dridhen duart dhe fute në lajme që s’voton dot për Ramën.

- Ja t’i them këtij gazetarit që mbulon PS, - tha Bejtja.

Pas tri minutash kthehet te Sandri i shqetësuar.

- Kemi një problem, - tha. - Ky Rama po manipulon zgjedhjet.

- Kape ndonjë fakt? - pyeti Sandri gjithë kërshëri.

- Jo mo, legeni na e ka futur më duket. Ka nxjerrë gjysmat e emrave të TV Klanit në lista votuesish. Na kanë ik gjithë operatorët dhe gazetarët me votu.

- Ça thu mo? D.m.th., ia ka fut kot me listat, - tha Sandri.

- Jo mo burrë, ka marrë listat e vjetra dhe i ka publikuar. Këtu të gjithë me PS kanë qenë në fakt, nuk është se ka gënjy.

- Thirr mbledhje urgjent, t’i udhëzojmë për kë të votojnë të paktën, - tha Sandri.

- Ça mbledhje Sandro, ata, po kanë shku me votu, të qartë janë për kë do votojnë. Duhet me iu bë të gjithëve ngritje rroge të votojnë kundër Ramës.

- Po jo mo burrë, po të paktën të shënojnë pas fletës së votimit “Poshtë bojkoti!” që të quhen të pavlefshme.

- Nuk di gjë vallahi, por redaksi si kjo e Klanit, që është e gjitha në listat e votimit të PS dhe e gjitha në borderotë e rrogave të doktorit, nuk kam parë, - tha Bejtja.

- Po mo k..., po, - i tha Sandri, - se ti mendon që do t’i gjej lekët nga xhepi unë t’u mbaj me bukë ju. Shko bë lajmet shpejt, se ka fol dhe doktori në OKB sot.

- Ça të bëj o Sandër, s’kemi as pamje, asgjë.

- Hap ndonjë pamje të vjetër nga OKB dhe fut plane. Bëj dhe një background, ç’është kjo OKB, si bëhen këto mbledhjet.

- E bëj Sandër, e bëj, po të vetmin sinkron që kemi për OKB është mbledhja e Parisit më 1946 dhe e vetmja kolonë zanore është “Në Paris u mblodh UNO-ja/ Fol Enver të lumtë goja!”

- Ou, paskan qenë bira kurvash ata që kanë bërë këngën. Futi një të modifikuar sikur e ka bërë dikush për tani.

- Po mo, - tha Betja, - po e bëj “Në Nju-Jork u mblodh UNO-ja/ Fol Sali të lumtë goja!/ Fol e mbro të drejtat tona/Të marrim reklamë akoma….

- Po jo mo k…, pse për reklama do luftojmë dhe për këtë mandat? Pse, ti kujton se mbahet televizioni me reklama? Po nuk mora mbi 100 milionë euro tenderë rrugësh, jeni të gjithë pa bukë. Dhe së paku 4 fshatra turistikë, një në Lezhë, një në Dajt, një në Kakome dhe një këtej nga Gjiri i Lalzit. Pa bërë këto, s’e mbaj dot televizionin.

- Me kaq mban gjithë Shqipërinë o Sandër, jo vetëm televizionin.

- E mban, e mban, po i fut një inflacion ky në tetor dhe shkojnë paratë për lesh. Të paktën të më mbeten tokat dhe pallatet.

- Nuk e di Sandro, por po fillove të merresh me turizëm, më thuj të iki nga TV Klan, se ma nxitë jetën. Për politikë nuk më lini të flas, se mërzitet doktori. Emision nuk më lini të bëj, se mërzitet Fevziu. Dhe një hapësirë që gjeta të shaja qeverinë për plehrat, ujin dhe turizmin, tani po ma zë, se ti po bëhesh investitori kryesor për turizmin. Po nuk më latë të shaj dhe për këto, më mirë më thuj të iki në ndonjë vend pune tjetër, se nuk e shtyj dot më.

- Qenke k... ti. Pse mo për punë të kam marrë unë ty?! Rri aty bë pallë, vër emrin te lajmet e shko pi ndonjë gotë. Fevziu s’të ka faj që s’ta jep fjalën, se ne nuk do të sqarojmë ty për çdo punë tonën. Ti merr rrogën e rri rehat. Ça të duhet ty ka ujë a ka drita, a ka pastërti në turizëm, a? Janë punë të thella këto. Ne mirë që të hoqëm nga këto punët e rënda që merreshe gjithë ditën me politikë, ti dashke t’i hapësh telashe vetes me gjëra të tjera. Rri o merr rrogën rehat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›