E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslimanët krijojnë parti, ende pa aleancë për zgjedhjet e qershorit

Myslimanët kanë krijojnë partinë e tyre. Kështu në listën e subjekteve politike në 28 qershor, do të renditet dhe Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman në Shqipëri. Një forcë e qendrës së djathë dhe e para e këtij lloji në vendin tonë, pas ekzistencës së disa partive të natyrës kristiane. Kryetar i këtij, subjekti politik do të jetë Sabri Jaça, ish- drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Myslimanët në Shqipëri janë mbi 70% e popullsisë dhe nuk kanë një përfaqësim të tyre politik. Kjo ka bërë që për gati 20 vite demokraci të jenë myslimanët ata që kanë furnizuar dhe dhënë fitoren, herë njërit krah politik dhe herë krahut tjetër politik, duke mbetur gjithnjë të zhgënjyer për votën dhe besimin e tyre. Së dyti ne mendojmë se ka ardhur koha e të pasurit një islam politik, është shprehur Jaçaj. Deri tani, partia e re nuk ka përcaktuar aleancat për 28 qershorin dhe sipas kryetarit Jaça mund ti bashkohet kushdo, pavarësisht bindjeve të tij fetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›