NATO: OKB të sqarojë kompetencat
Më 22 maj në Nju Jork, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të kërkojë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, të sqarojë çështjen e kompetencave të pushtetit në Kosovë, pas 15 qershorit, kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës. NATO është e gatshme të ndihmojë qeverinë e Kosovës në zbatimin e planit të Ahtisarit. Mediat e huaja vlerësojnë se Ki Mun do ta ketë të vështirë t‘i japë një përgjigje të saktë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për këtë çështje. NATO dëshiron që të ketë një qartësi të plotë të kompetencave në Kosovës, pas 15 qershorit, kur në fuqi hyn Kushtetuta e Kosovës. Kjo qartësi duhet të ekzistojë sa i përket kompetencave të bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht misionit EULEX dhe UNMIK-ut, i cili ende nuk ndihet nëse do të largohet krejtësisht apo do të qëndrojë edhe më tej në Kosovë, me detyra dhe kompetenca të reduktuara.