NATO, Shefer optimist për dhënien e tre ftesave në Bukuresht
Maqedonia e rrezikuar, zgjidhja mund të gjendet për 72 orë”. Kejsi u bën thirrje Maqedonisë dhe Greqisë: “Zgjidhni çështjen!”
“Unë shpresoj dhe e theksoj fjalën shpresoj, që rezultati të jetë ftesë për Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë”. Kjo ka qenë deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap De Hop Shefer, para Samitit 3-ditor të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel. Kreu i Aleancës ka tha se shpreson që vendet e “A 3”-shit t’i marrin ftesat në këtë samit. Rreziku më i madh, sipas Shefer, ekziston për Maqedoninë për shkak të kundërshtimit grek, i cili kërcënon edhe me vendosjen e vetos nëse nuk gjendet një zgjidhje para samitit. Organizata e Kombeve të Bashkuara propozoi një emër për Maqedoninë, megjithatë ende nuk është arritur një kompromis mes palëve. Ai, megjithatë, është shprehur optimist se edhe 72 orë mund të mjaftonin për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit. “Përvoja më mëson se edhe 72 orë janë mjaftueshme për gjetjen e zgjidhjeve politike”, - ka thënë Shefer në Bruksel. Ende ekziston shpresa se Greqia nuk do të vendosë veto ndaj Maqedonisë për shkak të çështjes së emrit. Deri tani është bërë e ditur se Kroacia e ka të padiskutuar ftesën për anëtarësim të plotë.
Lidhur me mosmarrëveshjet për emrin, Maqedonisë dhe Greqisë i ka bërë thirrje edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi.
“Ne e kuptojmë se çështja e emrit është e pranishme dhe që paraqet shqetësim të posaçëm për miqtë dhe aleatët tanë në Greqi. Por nuk ka asnjë plan për të shtyrë Samitin e NATO-s apo për të shtyrë vendimet mbi çështjen e anëtarësimeve të reja në NATO.
Ajo që shpresojmë është që në ditët që vijnë palët do vazhdojnë të punojnë në mënyrë intensive, që qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë të vijnë me një zgjidhje mbi këtë çështje”, - është shprehur Kejsi. Republika e Maqedonisë-Shkupi për zyrtarët maqedonas është propozimi përfundimtar për të cilin, edhe pse ishte paraparë që të prononcohej edhe Parlamenti, kjo gjë nuk ndodhi. Mbledhja e Parlamentit, sipas autoriteteve shtetërore, do të mbahet vetëm në rast nevoje. Me këtë rast opozita maqedonase ka akuzuar qeverinë. “Edhe pse Maqedonia është shtet me demokraci parlamentare, deri tani Parlamenti nuk është prononcuar për këtë çështje. Mendoj se kujdesi te të gjithë është i ndërlidhur me vendimin e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e referendumit”, - reagoi ish-kryeministri Vllado Buçkovski. Të hënën, para Parlamentit protestuan disa dhjetëra maqedonas, të cilët kërkuan mosndryshim të emrit kushtetues. Protestuesit thanë se nuk i takojnë asnjë partie politike apo ndonjë organizate joqeveritare. Qeveria maqedonase u distancua nga publikimi i disa posterave në Shkup, ku flamuri grek shfaqej me kryqin nazist. Shkupi ka ende shpresë se mbështetësit më të fuqishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ushtrojnë presion ndaj Greqisë që të mos përdorë veton.
2 Prill 2008