OBSH-ja nis shpërndarjen e medikamenteve antigrip në 72 vende të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi sot do të fillojë shpërndarjen e 2.4 milion dozave të Tamiflu-së, një antiviral i efektshëm ndaj gripit të ri, për 72 vende në nevojë, përfshirë edhe Meksikën. Kompania farmaceutike zvicerane "Roche Holding AG" i dhuroi agjencisë së OKB-së për shëndetin publik botëror këtë sasi medikamentesh disa vite më parë për përdorim në raste të një pandemie të mundshme të gripit. "OBSH-ja ka filluar shpërndarjen e 2,4 milion medikamenteve antivirale për 72 vende më në nevojë, përfshirë Meksikën", deklaroi zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib gjatë një interviste për shtyp në Gjenevë. Tamiflu dhe Relenza, të dy të njohur me emrin oseltamivir, janë dy medikamentet e vetme që janë konfirmuar si të efektshme ndaj gripit të ri.
...