Studentët shprehen përmes esseve për integrimin në BE

Studentë të viteve të III-ta dhe të IV-ta të Universitetit të Tiranës, Fakulteteve të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Drejtësisë, do të shprehin përmes esseve këndvështrimin e tyre rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministria e Integrimit në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik, GTZ-së, do të organizojnë konkursin studentor për esenë më të mirë. Qëllimi i këtij aktiviteti të hapur është përfshirja e studentëve në çështjet e integrimit, pikërisht në kohën kur procesi ka kaluar në një fazë të rëndësishme të tij, hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Mbështetur në njohuritë e tyre rreth kësaj çështjeje, por edhe duke pasur në dispozicion libra dhe materiale të Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit pranë Ministrisë së Integrimit, studentë të këtyre fakulteteve, do të shkruajnë esse që do të përzgjidhen dhe vlerësohen nga një juri ekspertësh të Ministrisë së Integrimit dhe përfaqësues të UT-së. Punimet e paraqitura nga studentët do të vlerësohen sipas kritereve si cilësia e të shkruarit, origjinaliteti i punimit, analizimi i çështjes, etj. Studentët fitues të konkursit do të marrin tre çmime klasifikuese më datë 9 maj. Çmimi i parë konsiston në Shkollë Verore një mujore “Bashkimi Europian – Nga tregu unik në shtet federal?" me seminare rreth procesit të integrimit, komunikimit ndërkulturor, tregut të përbashkët, organizuar nga Universiteti i Frankfurtit dhe Universitetit Johann Ëolfgang Goethe. Studenti që do të fitoje çmimin e dytë do t’i jepet mudësia që të ndjeki një kurs të gjuhës gjermane nga Deutschzentrum - Zyra e Projekteve te Institutit Gőethe. Ndërsa vendi i tretë ofron një paketë librash me tematika Bashkimin Europian.
...