E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO diskuton për hapat e ardhshëm në Libi

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 12:37

Pritet që roli i NATO-s në konfliktin në Libi do të jetë në krye të agjendës së takimit dyditësh të ministrave të Jashtëm të aleancës, i cili filloi sot në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë takim pritet edhe pjesëmarrja e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Në takim do të diskutohet se çka duhet të bëjë NATO-ja për ta mbyllur një rrugë pa krye ndërmjet forcave të Muammar Gaddafit dhe kryengritësve, që po përpiqen ta përmbysin regjimin e tij shumëvjeçar.

Para këtij takimi, një zyrtar francez tha se Franca dhe Britania kishin arritur pajtueshmëri për të provuar të bëjnë trysni ndaj partnerëve të tyre të NATO-s, për të kontribuar me më tepër forca për kryerjen e sulmeve ajrore kundër forcave të Gaddafit.

Para dy javësh, NATO-ja, nga Shtetet e Bashkuara, e mori udhëheqjen e misionit të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për imponimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi dhe për mbrojtjen e civilëve në këtë vend.

Por disa javë të sulmeve deri me tani kanë dështuar që përfundimisht ta kthejnë konfliktin në favor të kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›