E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia po plaket

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 12:42

Ekspertët thonë se popullsia e Rusisë mund të zvogëlohet për 25 milionë banorë gjatë 40 viteve të ardhshme. Sipas një raporti të fundit të kompanisë së shërbimeve financiare S&P, kjo rënie mund të rrisë shpenzimet e qeverisë me më shumë se një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

33-vjeçarja Maria Morozova, nënë e dy fëmijëve, thotë se ajo dhe burri i saj nuk e përballojnë dot financiarisht një fëmijë të tretë. Ajo u detyrua të linte punën si specialiste marketingu në një kompani, ku kishte punuar 8 vjet.

Historitë si të Morozovas janë të zakonshme në Rusi. Gratë këtu shpesh janë të detyruara të zgjedhin nëse duan familje apo karrierë. Dhe kjo po ndikon tek demografia e vendit.

Një raport i publikuar nga firma S&P thotë se popullsia e Rusisë mund të bjerë nga 140 në 116 milion banorë deri në mesin e shekullit.

Kjo do të rriste shpenzimet e qeverisë që lidhen me mosha të caktuara nga 13, në më shumë se 25 për qind të bruto prodhimit të përgjithshëm.

Sergei Zakarov është zëvendës drejtor i Institutit të Demografisë në Moskë.

“Numri i vdekjeve nga shkaqe të tjera si aksidente, trauma, helmime dhe vetëvrasje, pra jo nga sëmundjet, është shumë i lartë këtu. Dhe ky është problemi i parë që duhet trajtuar”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›