E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi largohet në vitin 2013

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 13:30

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar se nuk do të rikandidojë më pas përfundimit të mandatit të tanishëm, në vitin 2013.

Ai tha se synon të kompletojë planin e tij për ndryshimin e sistemit gjyqësor të Italisë, dhe të ndryshojë kushtetutën e vendit para largimit.

Deri me tani, Berlusconi i ka mbijetuar skandaleve dhe gjykimeve të shumta.

Të mërkurën, Dhoma e Ulët e parlamentit aprovoi një ligj, i cili do të shkurtojë kohëzgjatjen e disa gjyqeve. Dhoma e deputetëve në Romë miratoi një projektligj, i cili mund ta ndihmojë Berlusconin në proceset që po zhvillohen kundër tij.

Rregullat e reja parashikojnë që proceset ndaj personave që nuk janë dënuar më parë të vjetrohen më shpejtë. Projektligji duhet të miratohet edhe në Senat.

Opozita e majtë e ka kundërshtuar atë me vendosmëri.

Ndërsa mbështetësit e Berlusconit e mbrojnë atë si masë për të lehtësuar proceset në organet e ngarkuara juridike të Italisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›