Obama shpalos planin per uljen e deficitit. Republikanet kunder

Presidenti amerikan Barak Obama shpalosi planet për zvogëlimin e defiçitit buxhetor. Brenda periudhe kohore 12- vjeçare, SHBA-ja duhet të ulë defiçitin katër trilionë dollarë. Të gjithë duhet të jenë pak viktima, deklaroi presidenti në një fjalim të mbajtur në Universitetin, Xhorxh Uashington.
Planet e tij parashikojnë ndër tjera edhe shkurtime në sistemin e sigurimit shëndetësor, në sektorin e mbrojtjes, por dhe në tatime. Republikanët kanë bërë të ditur se nuk janë dakord e se masat sipas tyre janë të pamjaftueshme. Presidenti u shpreh se amerikanët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë në të njëjtat kushte si tani. Ka ardhur koha që të hapet rruga për uljen e borxheve, theksoi presidenti Obama.
Defiçiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara aktualisht është 14 trilionë dollarë. Plani i presidentit synon shkurtimin e shpenzimeve qeveritare dhe reformimin e sistemit të kushtueshëm shëndetësor për të moshuarit, të varfërit dhe pensionistët. Po ashtu ai propozoi rritjen e taksave për të pasurit, për familjet që kanë të ardhura mbi 250 mijë dollarë në vit. Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati votojnë për të miratuar paketën e buxhetin e vitit 2011.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e enjte , 14 prill 2011 )