NATO hap dyert për Shqipërinë: “Welcome ALBANIA”
Shqipëria fiton të drejtën për t’u anëtarësuar në NATO. Shefer: “Ftesa nuk duhet të shihet si fundi i një procesi”
Shqipëria dhe Kroacia morën zyrtarisht ftesën për në NATO në Samitin e Bukureshtit. Në një konferencë për shtyp, pas një mbledhjeje të gjatë me krerët e vendeve pjesëmarrëse në Samitin e Bukureshtit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, konfirmoi 2 ftesa zyrtare për Shqipërinë dhe Kroacinë. “Shqipëria dhe Kroacia marrin ftesën për t’u anëtarësuar në NATO. Ju uroj mirëseardhjen në familjen e madhe euro-atlantike”,-deklaroi Shefer. Ndërkohë, Maqedonia doli nga ky samit pa ftesën e shumëpritur për shkak të vetos greke. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, bëri të ditur vendet që do të merrnin ftesën. “Shqipëria dhe Kroacia u ftuan zyrtarisht të bashkohen me NATO-n nga drejtuesit e Aleancës të mbledhur në Samitin në Bukuresht”, - tha Shefer në një konferencë për shtyp para mediave. Ai sqaroi se menjëherë pas marrjes së ftesës, NATO-ja do të nisë kontaktet intensive me Shqipërinë dhe Kroacinë. “Marrja e ftesës për të hyrë në NATO ka shënuar kalimin e një pragu të rëndësishëm drejt rrugës së Shqipërisë për t’u bërë pjesë e institucioneve euroatlantike. Por kjo ftesë nuk duhet të shikohet si fundi i një procesi. Ajo shënon fillimin e një faze të re në zhvillimin e Shqipërisë”, - tha Shefer.
Bush
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, pas marrjes së ftesave shprehu bindjen se Shqipëria dhe Kroacia janë të përgatitura për anëtarësimin në Aleancë. “Shqipëria dhe Kroacia janë të përgatitura për anëtarësim në NATO. Këto dy vende do të jenë të afta të përballojnë reformat”,-është shprehur Bushi në Bukuresht. Presidenti amerikan vuri në dukje se tani e tutje duhet të punohet për një Europë të qëndrueshme dhe të sigurt. “Duhet të punohet duhet edhe në vazhdim për të siguruar një Europë të qëndrueshme dhe të sigurt. Zgjerimi i Aleancës do të vazhdojë vetëm në të mirë të paqes. Kjo Aleancë do të jetë e bashkuar për të realizuar lirinë”, - tha Bushi, duke ua lënë fjalën më pas liderëve të vendeve që morën ftesën për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, u bë e ditur se pas marrjes së ftesës, Shqipëria, duke nisur nga 3 prilli i këtij viti, duhet të presë rreth një vit për ratifikimin e marrëveshjes me vendet anëtare të NATO-s për të qenë një anëtare me të drejta të plota në Aleancë.
Shefer: “Ukraina dhe Gjeorgjia nuk janë të gatshme për në NATO”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, gjatë takimit të djeshëm në Bukuresht deklaroi se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk janë ende të gatshme për të marrë statusin e kandidatit në NATO. Megjithatë ai tha se një ditë ato do të jenë pjesë e NATO-s. Sipas Sheferit, NATO-ja do të fillojë dialogun e nivelit të lartë për të adresuar çështjet për aplikim të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur fuqishëm hyrjen e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Planin Aksional të Veprimit. Por Franca dhe Gjermania e kanë kundërshtuar hapin. Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, David Bakradze, u shpreh se “refuzimi për Gjeorgjinë do të thotë se njerëzit në Moskë, që mendojnë se me politikën e komplotit, të arrogancës dhe të agresionit” mund të ndikojnë në vendimet e NATO-s dhe shtoi se refuzimi nga këta njerëz do të shihet si fitore.
4 Prill 2008