NATO ndihmon Shqipërinë. Mberrijne ndihmat nga Greqia
TIRANE- Ndihma e ofruar nga fqinji ynë Greqia, një vend anëtar i NATO-s, për zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës, në veri të vendit, ka mbërritur sot, pas pak mesdite, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës rreth 30 km, larg qytetit të Gjirokastrës. Burime nga konsullata greke në qytetin e Gjirokastrës bëjnë të ditur se në këtë ndihmë përfshihen:-4 automjete zjarrfikës, 4 varka shpëtimi, 9 pompa për nxjerrjen e ujit, 5 gjeneratorë, si dhe mjete të tjera logjistike që shërbejnë për evakuimin e personave në nevojë në raste fatkeqësish natyrore.Në ndihmë të forcave të policisë dhe ushtrisë shqiptare, kanë mbërritur edhe 28 efektiva zjarrfikës të specializuara për ndërhyrje të shpejta në raste emergjencash. Komiteti Ndërministror nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Emergjencave Civile i është drejtuar për ndihmë emergjente Qendrës së Emergjencave të NATO-s (EADRCC) dhe Qendrës së Emergjencave Europiane (MIC-ut). Të dy qendrat i drejtuan një apel vendeve anëtare për dhënien e ndihmës vendit tonë sipas kërkesave dhe specifikimeve të kryera nga ana jonë. Deri më sot kanë ardhur në vendin tonë ndihma, kryesisht në pajisje logjistike për të përballuar situatën e përmbytjeve në veri të vendit nga Italia, Franca, Sllovenia, Austria etj Ndërkohë bëhët e ditur se në pikën e kalimit kufitar të Kakvijës ka rinisur procedura normale e kalimit të udhëtarëve e bllokuar për pak orë për shkak të kalimit të autokolonës me ndihma. Burime nga kjo doganë sigurojnë se brenda një ore situata e radhëve të gjata të krijuara do të normalizohet plotësisht.Vendet qe kanë ofruar ndihmë jane Italia – Helikopterë tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa. Sllovenia – 13 Gjeneratorë (GNR), Austria – 8 Gjeneratorë (GNR), Greqia – 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motore, 7 pomps të fuqishme; Italia – 12 autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje; Franca – 12 pompa dhe 8 gjeneratore; Moldavia – Ushqime dhe medikamente mjekësore.Mësohet se po sot do të mbërrijnë nga Italia dy helikopterët me ndihma në medikamente mjekësore. Ministria e Brendshme bënë të ditur se vazhdojnë kontaktet me vendet e tjera për sigurimin kryesisht të ndihmave në paisje. (s.g/Balkanweb)