T’i themi “PO” alarmit të opozitës për zgjedhjet!
HENRI ÇILI
Atmosfera festive për NATO-n dhe fakti që Partia Socialiste është palë në zgjedhje nuk duhet të na lënë indiferentë ndaj një fakti që po ndodh: procesi i kartave të identitetit tashmë është kthyer në rrezikun numër një potencial për prishjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në këtë kuptim duhet t’i themi “PO” alarmit të opozitës për çështjen e standardeve zgjedhore dhe kartave të identitetit. Jo thjesht, se një alarm i kotë është shumë më pak i dëmshëm, sesa një alarm i vonuar, por sot, më pak se tre muaj para ditës së votimit ka fakte dhe logjikë reale potenciali që bart mospajisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti, dokumenti bazë për zgjedhjet e ardhshme.
Mjafton sot të rendisim disa fakte për të parë pse çështja e kartave të identitetit bart në vetvete rrezikun potencial për të zhvlerësuar procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 28 qershorit.
Së pari, fakti që ky proces u la në gjashtë muajt e fundit të mandatit të qeverisjes, më pak se gjashtë muaj para ditës së zgjedhjeve, kur mund të kryhej që në fillim të mandatit, kur mund të kryhej që në mes të mandatit të demokratëve në pushtet është tashmë botërisht i dyshimtë. Një qeveri vullnetmirë kishte kohë mjaft ta mbyllte këtë proces me kohë.
Së dyti, kur të gjithë tashmë i kanë thirrur mendjes që është larg mendsh që për gjashtë muaj 3 milionë shqiptarë të pajisen me karta identiteti, u kalua në një objektiv më minimal: pajisja vetëm e atyre shtetasve që nuk kanë një pasaportë për jashtë shtetit dhe kjo shifër është 730 mijë qytetarë, pra më pak se 1/ 4 e totalit të atyre, që potencialisht procesi duhet të kishte pajisur me karta, mbi 3 milionë qytetarët shqiptarë.
Së treti, edhe brenda këtij objektivi minimal si pajisja vetëm e shtetasve pa pasaportë për jashtë shtetit, të vepronim laboratorikisht, sërish asgjë nuk premton dritë në fund të tunelit, pasi shumë pengesa teknike, (defektet teknike, interneti, mos-efikasiteti i administratës shqiptare etj) bëjnë që të jemi mjaft larg objektivit në fjalë për t’u arritur.
Së katërti, një seri propozimesh apo kundër propozimesh të qeverisë për uljen e çmimit për disa kategori, për shtyrjen e afatit për aplikim për karta të atyre që kanë pasaporta për jashtë shteti nga 1 prill në 1 maj, sërish të krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me kinezërira, të cilat kërkojnë thjesht të fitohet kohë apo të vonohet kohë për të përfunduar këtë proces, tashmë me objektivin minimal: karta vetëm për 730 mijë qytetarë pa pasaporta.
Së pesti, Qeveria ka gjithë detyrimin dhe të gjitha mundësitë të bëjë çmos për të nxitur procesin e pajisjes me karta të atyre që nuk ka pasaportë, jo thjesht duke e dhënë falas kartën për ata që aplikojnë deri në zgjedhje. Nuk janë pa vend dhe të tjera masa penalizuese paralele me ato nxitëse. Për shembull, penalitete të forta për të gjithë ata që nuk pajisen me karta: mosmarrjes së pagave, pensioneve, moskryerjes së pagesës për KESH, për TELEKOM, banka apo forma të tjera ku qytetarit i duhet të identifikohet, pa u pajisur me karta identiteti nga 1 apo 15 maji e tutje. Vetëm kështu me nxitje dhe penalitete mundet që të paktën shumica esenciale e këtij 730 mijëshi pa pasaporta për jashtë do të mund të pajisej realisht me karta. Presioni publik dhe ndërkombëtar mbi qeverinë për këto çështje është e vetmja zgjidhje për këtë krizë, që mund t’i vërë zgjedhjet në rrezik kësaj herë për shkak të kartave të identitetit.
Lehtësia me të cilën është marrë kjo çështje i ngjan atyre momenteve në një shoqëri, kur një rrezik i madh kalon pa u vënë shumë re, kur të gjithë janë duke u marrë secili më punën e vet. Dështimi i procesit elektoral të këtij viti, pavarësisht nga arsyet, fajtorët, etj., është një penalizim i madh për të ardhmen e këtij vendi. Ndoshta është një “ndëshkim” që socialistët e meritojnë për faktin që 8 vjet në pushtet nuk i bënë kartat, për 8 vjet në pushtet një herë i vodhën zgjedhjet me lista, një herë me KQZ e një herë me Gjykatë Kushtetuese dhe në ketë mes shumë zemra demokratësh mendojnë që “mirë t’ua bëjnë”, por assesi Shqipëria nuk e meriton një proces elektoral të prishur.
Bashkë me entuziazmin e NATO-s është e mira t’i themi “PO” alarmit të opozitës për rrezikun që paraqitet. Fundja më mirë një alarm i kotë dhe i parakohshëm sesa një i tillë i vonuar. Profilaksi në vend të shërimit.