E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Pas hyrjes në NATO, zgjedhjet e lira, sfida e radhës

Kryetari i Komisionit të Jashtëm Preç Zogaj ka cilësuar si sfidë të radhës për vendin tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pas anëtarësimit në NATO. Sipas tij, këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe jetike për vendin për përfshirjen e Shqipërisë në Bashkimit Europian. Premtimi ynë solemn edhe si maxhorancë, por edhe në emër të PD-së dhe të shumicës që qeveris vendin, është zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme sipas standardeve europiane". Në përshëndetjen e tij, Zogaj e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një ngjarje të jashtëzakonshme, që e ngarkon vendin me përgjegjësi më të madhe. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, shqiptarët sipas tij duke qenë anëtarë me të drejta të plota në NATO, do të jenë më të përgjegjshëm. Ai shtoi se përgjegjësia është kryefjala e sjelljes së çdo shqiptari, për të qenë një vend i denjë për ato vlera mbi të cilat është ngritur aleanca e Atlantikut të Veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›