E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: PS dhe PD, po keqpërdorin ftesën për anëtarësim

Nënkryetari i PDK, Vladimir Beja e sheh me shqetësim ndarjen e thellë midis forcave të vjetra politike dhe leximin e gabuar të mesazhit që jep për shqiptarët anëtarësimi në NATO. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PDK ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka akuzuar dy partitë e mëdha se po keqpërdorin ftesën për anëtarësim. Festimet ndaras nga PD dhe PS të kësaj ngjarje që është një festë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake, tregojnë se forcat e vjetra politike kanë keqkuptuar mesazhin e kësaj ngjarjeje të madhe, ka theksuar Beja, i cili ka shtuar se PDK dënon këtë sjellje jocivile dhe jokombëtare të dy forcave të vjetra politike dhe e konsideron atë një përpjekje për përvetësim, manipulim dhe keqpërdorim politik të këtij akti historik për interesa elektoralë. PD e PS ta vlerësojnë anëtarësimin në NATO si një moment të rëndësishëm përgjegjësie, për të çuar përpara reformat, për të forcuar institucionet e pavarura kushtetuese dhe mbi të gjitha, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe korrekt, në standardet e demokracive perëndimore, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›