E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, e emetuar në pullat dhe zarfet shqiptar

Duke iu bashkëngjitur atmosferës festive të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Posta Shqiptare në vazhdimësi të emetimit të pullës së parë për këtë eveniment më 3 Prill 2008, ka udhëzuar të 551 zyrat postarë që në datat 3-8 Prill të këtij viti i gjithë shërbimi postar të kryhet me pullat e NATO-s. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, mësohet se të gjithë bashkatdhetarët kudo që ndodhen nëpër botë, në korrespondencën e tyre do të përdorin pullat e emetuara nga Posta Shqiptare në mënyrë që opinioni publik të familjarizohet me faktin se tashmë vendi ynë është pjesëtar i Aleancës Atlantike të Veriut dhe prania e pullave do të bëjë çdo shqiptar të jetë pjesë e krenarisë sonë kombëtare për këtë ngjarje të madhe historike e cila e bën Shqipërinë pjesë integrale të perëndimit duke e kthyer në origjinën e saj historike nga e cila e ndau sistemi komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›