E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA fitojne ikago dhe Nju Jork

Vazhdon kriza e Orlando Mexhik. Për të parën herë prej vitit 2007, skuadra nga Florida ka regjistruar humbjen e pestë radhazi, ndërsa vazhdojnë zërat për një prishje të marrëdhënieve ndërmjet trajnerit Sten Van Gandi dhe yllit të skuadrës, Duajan Hauard, me këtë të fundit që ka kërkuar largimin e drejtuesit të stolit.
Këtë herë, Orlando është mposhtur në shtëpi nga Nju Jork Niks me rezultatin 96-80. Karmelo Antoni ishte protagonist me një paraqitje të shkëlqyer, ku realizoi 19 pikë. Mjaft mirë u paraqitën edhe Smith e Dagllas me nga 15 pikë secili. Njujorkezët realizuan 13 goditje për tri pikë, ndërsa për Mexhik Hauard realizoi vetëm 8 pikë dhe po kaq pritje nën tabelë.
Detroid Pistons ka mposhtur 99-94 Uashingtonin, në një prej sfidave të vlefshme për një vend në “play off”. Për Uizards nuk mjaftuan 28 pikët dhe 10 asist nga Xhon Uoll.
Çikago Bulls, që vazhdon të mbetet pa Derrik Rouz, mposhti 93-86 Boston Sëlltiks. Protagonist I sfidës ishte Luol Deng me 26 pikë të realizuara, 18 prej të cilave vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Për Bulls kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme, edhe sepse gjatë dy periodave të para, ata e kanë parë veten deri në 13 pikë disavantazh.
Në Sakramento, tre kosha në sekondat e fundit të Blejk Grifin I dhuruan Los Anxhelos Klipërs fitoren 93-85 përballë Kings. Megjithatë, pikashënuesi më I mirë për kalifornianët ishte Rendi Poje me 20, ndërsa Kris Pol regjistroi 13 pikë dhe 8 asist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›