E Diel, 1 Nëntor 2026

NDERKOMBETARE/ Nxjerrja nga belaja e ekonomisë së SHBA

Nga Holman Jenkins
Pastër dhe shpejt”, pëshpëriti Henry Paulson, duke iu referuar përpjekjes së madhe për të nxjerrë Amerikën nga kriza e kredive.Shpresa e Sekretarit amerikan të Thesarit për miratimin e planit për zgjidhjen e krizës mund të jetë realizuar, por “pastër dhe shpejt” nuk janë fjalë që mund të përshkruajnë zbatimin e saj. 

Ju donit një shitje të bankave shtetit, atëherë keni marrë një revolucion në këmbim.
Injektimi i parave në nivelin e kolateralit është një zgjidhje që në fakt do të minimizonte subvencionet për aktorët e “këqinj” tw krizws, por kjo do të kishte pasojat e saj në momentin që do të përmbushte qëllimin dhe do të përfshinte në të njëjtën kohë çështjen e shitjes së bankave të tjera të huaja, njësoj si ato amerikane. Në vend të kësaj, plani i Thesarit është të hyjë në treg në një nivel më të lartë, duke blerë sa më shumë banka në gjendje krize. Në një deklaratë në Senat, të martën, Ben Bernanke i Rezervës Federale paraqiti një skenar, sipas të cilit borxhi nga kreditë do të kthehej në vlerë tregu në masë të njëjtë me fluksin e parave kesh që ndihmojnë në rikuperimin e sistemit bankar. Po atëherë, pse të mos lejohen vetë bankat të bëjnë një vlerësim të tillë. Një fluks i madh pengjesh të kredive janë shpërndarë në kompani të ndryshme sigurimesh në botë, një bllokim i pakëndshëm për sektorin privat që po përpiqet të nxjerrë veten nga telashet. Politika mund të ndërhyjë, dhe në këtë moment taksapaguesit do të mbahen sërish larg problemit në një farë mënyre. “Jo më pengje”, është një slogan i këndshëm, por taksapaguesit janë tashmë në kërkim të gjysmës së kredive nëpërmjet Fannie, Freddie dhe FHA. Dhe askush nuk do të zbulojë se çfarë rënie ka pësuar besimi në sistemin financiar. Por me Chris Dodd, që është i gatshëm të shtetëzojë bankat dhe Barney Frank për të diktuar pagën ekzekutive, si dhe me Clement Attlee Obama, në pritje për të zbatuar planet e qeverisjes së tij të madhe në emër të kompensimit të “klasës së mesme” për sakrificat në emër të Wall Street, ky është një qëndrim më minimalist sesa Sekretari i Thesarit mund të rekomandojë. Të shpresojmë se kjo do të ulë disi oreksin për investitorë, që të mund të ndihmojnë bankat të marrin veten. Sepse nëse bankat vazhdojnë të mbajnë besimin te qeveria për ulje të mëdha, asgjë e mirë nuk do të ndodhë. Duhet të theksojmë këtu se sa herë që mendojmë për shembjen e shtëpive, na duhet të kujtojmë ekonomistin francez, Bastiat, që thoshte gjithnjë se nuk mund të rrisësh pasurinë, në fakt e redukton atë duke shkatërruan disa shtëpi për të rritur vlerën e disa të tjerave. Kjo është e vërtetë, por jemi sot në një situatë ku pronarët e përgjegjshëm të banesave do të paguajnë në një mënyrë ose në një tjetër për aktet e papërgjegjshme të qiramarrësve dhe të blerësve. Nxjerrja nga kriza me sa më pak probleme është ajo që siguron një suficit të tillë që të mund të ndalojë rënien e lirë të marketeve të mbingarkuara. Po flasim për blerjet e mijëra shtëpive, jo mijëra pengjeve të lëna në kredi. Skema e mirë e planit Paulson përfshin autoritetet që blejnë asetet e tjera. Të gjitha ndërhyrjet “monumentale” të muajve të fundit kanë pasur pasoja të paqëllimshme dhe të paplanifikuara. Sapo paniku të largohet dhe klasa politike të kthehet në formë, të gjithëve do t’u duhet shumë për të marrë veten nga kriza.

"The Wall Street Journal"



Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›