Priebe: Hapat i hedhim njeri pas tjetrit

11/05/2005 BE kërkon eliminimin e votimit si familje
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit këtë vjeshtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të jetë në varësi të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 3 korrikut. Në takimin e 12 të grupit të përbashkët konsultativ Shqipëri-BE, është ripërsëritur nga drejtori për Ballkanin, pranë Komisionit Evropian, Renhard Priebe, se për marrëveshjen “do të shohim dhe do të bëjmë”. “Ne do të hedhim njërin hap pas tjerit. Të shohim një herë se si do të shkojnë zgjedhjet si dhe çështje të tjera, ku pritet progres. Unë shpresoj që në vjeshtë të shohim progres në të gjitha këto çështje dhe vetëm pastaj do të mund të lëvizim përpara”, mësohet të jetë shprehur Priebe, pas takimit me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare. Gjithashtu, Priebe ka nxjerë në pah dhe një nga problemet kryesore, që shqetësojnë mirëfunksionimin e një shteti ligjor, që është zbatimi i ligjeve të miratuara.
Priebe
Sipas Priebes, Shqipëria nuk vuan nga mungesa e një legjislacioni, por nga zbatimi me korrektësi i paketave ligjore. Gjithashtu, drejtori për Ballkanin pranë Komisionit Evropian tha se, “gjatë këtyre viteve në Shqipëri ka pasur progres, por problem kryesor mbetet gjithmonë zbatimi konkret i legjislacionit. Zhvillimi i zgjedhjeve është çështja më e rëndësishme. Dhe është më e rëndësishme akoma që Shqipëria të tregojë progres të vërtetë dhe pjekuri demokratike”. Një shqetësim i evidentuar nga Komisioni Evropian kanë qenë dhe vonesat që janë krijuar dhe vazhdojnë të bëhen në përmirësimin e paketës ligjore për reformën zgjedhore. Mësohet se problemi i listave të votuesve në këtë prag zgjedhjesh si dhe vonesat gjatë miratimit të Kodit Zgjedhor, janë cilësuar si probleme që nuk garantojnë se në Shqipëri ekziston një situatë optimiste për zgjedhjet. Gjithashtu nga përfaqësuesi i KE-së është kërkuar që qeveria të marrë seriozisht të gjithë problematikën që mbart procesi zgjedhor.
Meksi
Nga ana e saj, ministrja e Integrimit Evropian, Ermelinda Meksi, ka pranuar se ka akoma shumë punë për të bërë, me qëllim që të realizohen të gjitha reformat e ndërmarra në Shqipëri. Sipas Meksit, “përveç fjalëve të mira dhe inkurajimeve, që u morën nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe megjithë progresin e dukshëm, që ka bërë Shqipëria vitet e fundit, ka akoma shumë hapa për të bërë dhe sidomos në lidhje me zbatueshmërinë e legjislacionit“. Përfaqësuesit e Shqipërisë janë përgjigjur dhe mbi masat që janë marrë për të parandaluar votimin në grup ose në familje. Ky fenomen është parë si tepër shqetësues në raportin e votimeve të shkuara të OSBE-ODIHR. Për këtë është përdorur neni në Kodin Zgjedhor, ku nuk lejohet votimi në grup. Gjithashtu është diskutuar për masat që janë marrë në përmirësimin e legjislacionit mbi funksionimin e Komsionit Qendror të Zgjedhjeve në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Në negociatat e ditës së djeshme, ekspertë të ministrive të ndryshme shqiptare kanë biseduar me ekspertë të Komisionit Evropian dhe për çështje të tilla si drejtësia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe lirinë e shprehjes së mediave.BE paraqet 28 pyetje për parandalimin e krimeve
Bashkimi Evropian i ka drejtuar 28 pyetje Shqipërisë në lidhje me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Pyetjet kanë pasur si qëllim hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, mbi luftën kundër krimit të organizuar. prej 28 pyetjeve, 8 kanë qenë për reformat në ligjet për luftën kundër pastrimit të parave. Në këtë kontekst është kërkuarbashkëpunimi me Financial Intelligenc Unit. 6 pyetje kanë pasur në qendër të vëmendjes ligjet mbi kushtet e punës së punonjësve të politicë që janë të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. 5 nga pyetjet kanë pasur në epiqendër miratimin e ligjeve në mbrojtje të dëmshimtarëve dhe të hapave që janë hedhur në zbatim të këtij drafti. Për këtë çështje Task Forca ka dashur të dijë mbi buxhetin e dhënë për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe mbi programin e trajnimit të personave që do të kujdesen për ta. Ndërsa katër pyetje janë bërë për reformën në ligjet që kanë të bëjnë me hetuesit dhe 3 për Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Krimi i organizuar
1.Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar
2.Sa progres ka bërë Shqipëra në zbatimin e masave të veprimit specifik kundër krimit të organizuar, duke kërkuar bashkëpunimin rajonal, veçanërisht Masa 1 (zhvillimi i rrjetit rajonal të prokurorëve) dhe Masa 2 (përcaktimi i Rrjetit Financiar Rajonal të Zbulimit për pastrimin e parave dhe shkëmbimin e informacionit?)
3.Ju lutem na përditësoni mbi hapat për përmirësimin e bashkëpunimit me vendet fqinje në këtë fushë, si dhe për rezultatet konkrete që janë arritur në luftën kundër krimit të organizuar?
4.Në kontekstin e marrëveshjes së Shqipërisë me Europolin, ju lutem na informoni për progresin për përcaktimin e koordinimit të oficerëve të vendosur nga shtetet anëtare të BE në përfshirjen e administratës shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.
5.Pastrimi i parave
6.Ju lutem na informoni për riorganizimin e Njësisë së Shërbimit Financiar (FIU)
7.Kur do të jetë gati infrastruktura e duhur e IT që do të lejojë FIU të funksionojë si duhet?
8.A është planifikuar trajtimi i planifikuar i stafit të FIU-t?
9.Cili është progresi juaj i arritur në marrjen e stafit (më shumë se 25)?
10.Kur do të përfundojë rindërtimi dhe rinovimi i godinës së re të FIU?
11.Çfarë hapash të mëtejshme ka ndërmarrë Shqipëria në përmirësimin e legjislacionit për pastrimin e parave dhe në sigurimin e një përmirësimi të legjislacionit aktual?
12.Ju lutem na dërgoni informacione për rezultatet konkrete, të arritura deri më tani, në luftën kundër pastrimit të parave (për shembull në rastet e ndjekjeve penale dhe të aseteve të konfiskuara)
13.Çfarë progresi ka bërë Shqipëria në zbatimit e direktivave dhe procedurat e bashkëpunimit midis FIU, policisë dhe prokurorëve për të siguruar progresin gjatë hetimeve?
14.Sistemi legjislativ
15.Ju lutem na informoni për progresin e përmirësimit të sistemit legjislativ shqiptar në mënyrë që të sigurohet një përputhje e plotë me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Krimin Ndërkombëtar të Organizuar dhe konventave të tjera të ratifikuara nga Shqipëria. (psh., Konventa Evropiane kundër Korrupsionit)
16.Në këtë kontekts, në raportin e ardhshëm gjashtëmujor kur mund të presin rezultatet e prekshme për ndjekjen juridike të krimit të organizuar dhe në aktivitete të tjera të lidhura më krimin e organizuar në kontekstin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Krimin Ndërkombëtar të Organizuar?
17.Ju lutem na informoni për progresin e bërë nga Shqipëria në harmonizimin e Kodit Doganor dhe të Prokurorëve penalë?
18. Çfarë hapash janë ndërmarrë në përforcimin dhe zbatimin sa më të mirë dhe efikas të Memorandumit të Mirëkuptimit midis policisë dhe zyrtarëve të doganës për forcimin e njësive në kufi?
19. Ju lutem na informoni për progresin në zbatimin e strukturës ligjore për krijimin dhe veprimin e një Agjencie Inter-Ministrore për konfiskimin e aseteve kriminale?
Mbrojtja e dëshmitarit
1.A ka zhvilluar Shqipëria një kalendar për të specifikuar hapat konkretë që duhet të ndërmerren për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarit?
2.Cili është statusi i legjislacionit lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarit dhe bashkëpunëtorët me drejtësinë?
3.Çfarë masash janë ndërmarrë për t’u siguruar mjetet financiare për të mundësuar zbatimin e masave mbrojtëse, veçanërisht largimin jashtë vendit të dëshmitarëve?
4.Çfarë hapash ka bërë Shqipëria në përmbylljen e marrëveshjeve bilaterale dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e dëshmitarit?
5.Ju lutem na informoni për masat e marra për trajnimin, pajisjen dhe buxhetin e njësive të përfshira në mbrojtjen e dëshmitarit?
Hetimet speciale
6.Çfarë progresi është bërë në sigurimn e burimeve buxhetore të nevojshme për garantimin e saktë të zbatimit të Mjeteve Speciale Investiguese (SIM)?
7.Çfarë hapash janë ndërmarrë që SIM të shfrytëzohet me efikasitet në mënyrë që të rritet cilësia e hetimeve dhe ndjekja e krimit të organizuar?
8.Çfarë po planifikon Shqipëria për të garantuar që SIM janë duke zbatuar plotësisht standardet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe të dhënat për mbrojtjen?
9.Na informoni për progresin e arritur në transformimin e Departamentit të Krimit të Organizuar, në Policisë e Shtetit Shqiptar në një Drejtori me burime njerëzore dhe teknike të mira?
Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e krimit të organizuar
10.Cili është progresi i arritur në rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e krimit të organizuar?
11. Ju lutem na informoni mbi infrastrukturën, stafin, pajisje dhe mbrojtjen e këtyre trupave?
12.Mund të përcaktoni rezultate të prekshme në ndekjen e krimit të organizuar dhe në aktivitete të tjera të lidhura me kriminin e organizuar?
BE: Miratoni draftin për deformimet e lajmeve Shqipëria raporton për reformën në ligjin e mediave Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të jashtme kanë raportuar dje mbi reformën e ndërmarrë në ligjin për mediat. Nga grupi i punës së Bashkimit Evropian janë paraqitur 8 pyetje që kanë të bëjnë mbi miratimin e ligjit të kërkuar prej ekspertëve të BE-së. Pyetjeve: "Sa jeni ju të sigurtë që ligji i ri mbi deformimet është në përputhje me praktikat dhe standardet evropiane? Kur do të paraqitet për t'u miratuar në parlament ligji i ri për deformimet? Kur do të miratohen përmirësimet për ligjin mbi mediat e shkuara dhe ato vizive? Çfarë masash do të merrni për transparencën për sa i përket drejtuesve të mediave? Kur do të implementohet plani për frekuencat e radiotelevizionit?", pala shqiptare i është përgjigjur me përgatitjen e draftit, i cili është duke u diskutuar në parlament. Madje, për këtë është theksuar se është hapur një diskutim i gjerë mes deputetëve si dhe nga vetë mediat. Mësohet se ekspertët shqiptarë janë shprehur se drafti është në proces dhe pritet që të miratohet brenda kësaj legjislature. Madje, është theksuar se për këtë çështje është kërkuar dhe ekspertiza e OSBE-së. Prej BE-së është theksuar se vendosja e rregullave në media si dhe miratimi i ligjit për këtë çështje, përbën një element mjaft të rëndësishëm.